E Diel, 1 Nëntor 2026

Një punëtorë afgan vrau 3 ushtarë amerikanë

Një civil afgan, i punësuar në një bazë të NATO-s në Afganistanin jugor, i ka qëlluar për vdekje tre ushtarë amerikanë, në të njëjtën ditë kur tre trupa amerikanë u vranë në një sulm të ngjashëm tinëzar.

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO (ISAF) tha se sulmi ndodhi në rrethin Garmsir në provincën e Helmandit, në natën e së premtes. Asnjë hollësi e mëtejshme nuk u dha.

Gjithashtu të premten, një afgan i veshur me një uniformë të policisë hapi zjarr ndaj katër ushtarëve amerikanë në provincën e Helmandit, duke vrarë tre prej tyre. Zyrtarët afganë thonë se vrasësi ishte një polic, i cili i kishte ftuar viktimat e tij për të ngrënë ushqim.

ISAF tha se të dy incidentet “nuk pasqyrojnë situatën e përgjithshme” në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›