PSG, 50 milionë euro për Balotellin

Paris Saint-Germain nuk ka të ndalur. Pas transferimit të yjeve si Zlatan Ibrahimoviç, Thiago Silva e Ezequiel Lavezzi, klubi ambicioz nga Parc des Princes është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për blerjen e sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet britanike të shtunën.
Por, sipas tyre menaxheri i skuadrës kampione të Premierligës, Roberto Mancini vazhdon të refuzojë shitjen e bashkëkombësit të tij të cilin thuhet se e konsideron si anëtarë të rëndësishëm e sidomos për faktin se klubi nuk ka sjell përforcimet e kërkuara prej tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.