Një pyetje për rubrikën e ngjarjeve të çuditshme
Përshëndetje redaksia e “Shekullit”! Doja të dija nëse në fundjavë do ta vazhdonit rubrikën e ngjarjeve të çuditshme dhe nëse jo, ju lutem a mund të publikoni ose të më dërgoni adresat ku merren ato informacione? Me respekt, lexuese nga Tirana
SHËN.RED. E nderuar lexuese. Rubrika do të vazhdojë të jetë patjetër në Faqet e Fundjavës në” Shekulli” dhe ju mund të vijoni ta lexoni atë çdo të shtunë e të diel. Gjithashtu ju njoftojmë, se së shpejti për lexuesit e Fundjavës, “Shekulli” do të nxjerrë një gazetë-suplement nga më atraktivet në treg, këshilluar me ideatorët anglezë të suplementeve më të mira në shtypin europian të fundjavës. Ju falënderojmë për vëmendjen dhe ju urojmë lexim të këndshëm.