Nuk po na bëhet edukatë që për pronën vendos i zoti i pronës
Lexova një prononcim të z.Artan Lame për situatën në Jug. Përpara 4 vjetësh z.Lame, në cilësinë e ish-zëvendësministrit të Turizmit, tha se “për pesë pelikanë në Nartë nuk do lemë pa bërë Parkun Energjetik të Vlorës”. Pra, megjithëse titullar i Turizmit, ishte pro shndërrimit të Vlorës në destinacion dhe qytet transit nafte. Tani, i njëjti zotëri, thotë se bregdeti i Jugut nuk është pronë e banorëve të veçantë.
Shumë politikanë shqiptarë mendojnë se populli nuk di t’i lexojë qëndrimet e tyre. E kanë gabim. Ajo që populli di mirë (dhe jo vetëm populli shqiptar) është që me pronën bëhet si do i zoti i pronës. Pushtetarët venë e vinë, prona dhe pronarët mbeten. Ju lutem, botojeni te letrat, Arbër Himarioti.