Mesic ne Prishtine Serbia te mos pengoje Kosoven

Serbia nuk duhet të ndalë bashkëpunimin e Kosovës me vendet e tjera edhe pse ende nuk e ka njohur pavarësinë. Kështu tha ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç pas takimit me kryeministrinë Kosovës, Hashim Thaçi.
Ish-presidenti kroat, është takuar edhe me kryetarin Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli me ftesë të së cilit është duke qëndruar në Kosovë.
“Serbia nuk është e domosdoshme që ta njohë Kosovën. Mirëpo thjesht nuk ka te drejtë që të pengojë që të tjerët të bashkëpunojnë me Kosovën”-tha ai.
Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se presidenti Mesiç është një personalitet i çmuar në Kosovë.
“Presidenti Mesiç do të mbetet gjithmonë mik i madh i Kosovës, mik i madh i shqiptarëve dhe gjithmonë vendin e ka ne zemrat tona”-theksoi Pacolli.
Mesiç ka rikujtuar se me zhbërjen e ish-Jugosllavisë, njësitë federative kanë pasur të drejtën e pavarësisë , duke përfshirë këtu edhe Kosovën si element konstituiv i federatës.
Ish-presidenti kroat, Mesiç promovon librin e tij “Si u shkatërrua Jugosllavia”, ndërsa të mërkurën nga Universiteti AAB-Rinvest do të nderohet me titullin” Doktor Honoris Causa”.
Sala Mustafa