E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 nga 45 gazetarët në polici, punuan për tabloidin

Shefi i Policisë së Londrës, Pol Stivenson, i cili dha dorëheqje, ka deklaruar se 10 nga 45 gazetarët e sektorit të tij për shtyp, kanë punuar më herët për tabloidin “News of the World”.
Stivenson në dëshminë para komisionit të Parlamentit britanik ka thënë se ka qenë i befasuar, kur ka marrë vesh se ish drejtori i kësaj gazete, Neil Uallis, ka qenë i angazhuar si konsulent për shtyp në polici.

Ndërkaq, shefi i perandorisë mediatike News Corp Rupert Mërdok dhe djali i tij, Xhejmsi janë paraqitur sot para një paneli të Parlamentit britanik në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave.

Rupert Merdok i tha komisionit se sot ishte “dita më e përulur” e jetës së tij, ndërsa djali i tij, Xhejms, i cili është shef ekzekutiv për Evropë dhe Azi i News Corp, kërkoi falje për viktimat e përgjimit.

“News of the World” u mbyll pasi u zbulua se kishte përgjuar mesazhet me zë të familjes mbretërore, të politikanëve, të njerezve te famshmëve, gazetarëve rivalë, familjeve të ushtarëve të vdekur dhe të një adoleshenteje të vrarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›