Një raket godet Izraelin, s`ka dëme në njerëz

Një raketë ka goditur qytetin jugor të Izraelit, Eilat, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme në njerëz, njoftuan forcat izraelite të sigurisë.
Shefi i policisë lokale, Ron Gertner deklaroi për mediat izraelite se raketa është qëlluar nga gadishulli egjiptian i Sinait. Sipas tij, ajo goditi një impiant ndërtimi pranë një zone të banuar, fare pak momente pas mesnatës.
Shpërthimi i shkaktuar nga raketa ndodhi kur mijëra qytetarë ishin mbledhur në qytet për të festuar një festë tradicionale vendase.
Sulmet me raketa nga gadishulli egjiptian i Sinait janë të rralla. Sulmet në Eilat dhe në qytetin fqinj jordanez të Akabës në vitin 2010 vranë një person dhe plagosën katër të tjerë.