Bërthamorët, SHBA paralajmëron Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish i kanë tërhequr vërejtjen Iranit se duhet që të dëshmojë seriozisht komunitetit ndërkombëtar se programi i tij bërthamor nuk përfshin aktivitete për zhvillimin e armëve bërthamore.
Gjithashtu, SHBA ka paralajmëruar se Irani do të përballet me izolim të mëtejshëm dhe me sanksione ekonomike.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se zyrtarët e BE-së po përpiqen që të caktojnë një datë me Teheranin për të rinisur negociatat, por SHBA, sipas saj, “nuk ështe e interesuar për bisedime”.
Ajo theksoi gjithashtu se ka kohë, që kriza të zgjidhet përmes diplomacisë.