Yahoo shkurton 2 000 vende pune

Kompania amerikane në Internet, Yahoo!, ka paralajmëruar se do të shkurtojë rreth 2,000 vende pune për të ndërtuar një kompani “më të vogël” dhe për të zvogëluar shpenzimet.
“Po intensifikojmë përpjekjet tona në biznes dhe në rivendosjen e resurseve tona për nevojat më urgjente. Synimi ynë është që t`i kthehemi qëllimit tonë parësor, t`i vendosim përdoruesit dhe reklamuesit në radhë të parë dhe po lëvizim në mënyrë më agresive drejt këtij synimi”, citohet të ketë thënë Skot Tompson, shef ekzekutiv i Yahoo!, në një deklaratë për shtyp.