Një raport i FMN përgënjeshtron analizën 7-mujore të Qeverisë
Një raporti i FMN-së ka dhënë tregues të zymtë sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare. Raporti tregon përkeqësim të të dhënave në shumë fusha të ekonomisë shqiptare. Kryetari i PS, Edi Rama ka prezantuar sot para gazetarëve të dhënat e raportit duke i ballafaquar ato me fjalët e dhëna në analizën 7-mujore nga kryeministri Sali Berisha.
“Raporti konfirmon përmes shifrave se ritmet e rritjes ekonomike për periudhën 2004-2007 me të cilat mburret Berisha janë më të ulëta se në 1998-2004” – tha Rama. “Shqetësimi ynë është se do të ketë një ulje të mëtejshme ekonomike, që do të sillte më shumë papunësi e varfëri në vend. Del qartë se Shqipëria mund të ketë një rritje më të lartë, por Shqipëria sot është në duar të paafta dhe po humbet kohë shumë të çmuar. Kjo është politika sot, e cila nuk mjaftohet me mburrjen e Berishës dhe shërbëtores së tij Topalli”
Raporti konfirmon përmes shifrave deficitin më të lartë buxhetor të të gjithë periudhës së transiziconit në Shqipëri, minus 6% të PBB-së. Sipas Ramës ky nivel është më i lartë se i vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
“Të gjitha propagandat për ulje të importeve dhe rritjes së prodhimit bujqësor janë të pavlefshme. Megjithëse vendi i ka të gjitha mundësitë që të prodhojë shumë më tepër, sidomos në fshat ku ne jemi fokusuar keq qeverisja ka bërë që çdo prodhim vendas të jetë në minimum”- vazhdoi Rama. “Qeveria flet për fshatin vetëm kur u duhet të përgënjeshtrojë të vërtetat e dhimbshme”.
Raporti konfirmon se liritë e biznesit janë të kufizuara. Shembulli i rëndë është për eksportet, të cilat kanë arritur në 24.5% të PBB-së ndërkohë që në vendet me të ardhura të ulëta ato zënë 32.2% të PBB-së ndëra me të ardhura të mesme 42.5%. Për mos të folur për vendet e BE-së ku eksportet zënë 62% të PBB-së.
“Me këto shifra kuptohet qartë se sa është kosto që duhet të paguajmë për të hyrë në BE. Kjo është e vërteta e lirisë së hidhur të biznesit në Shqipëri, ku konkurrenca e lirë dhe e ndershme mungon” – tha kreu i PS-së.
Energjetika
Raporti konfirmon gjithashtu edhe dështimin e plotë të Berishës në energjetikë. “Qeveria nuk përqëndrohet në kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve, dhe rezulton se ato kënë rënë me 50% duke kompromentuar tërësisht performancën e kompanisë. Rezultati është rritje e tarifave të energjetikës që paguajnë sot qytetarët. Sipas raportit të FMN-së humbjet e KESH janë 2.4% e PBB-së, një vlerë e barabartë me buxhetin e sektorit të shëndetësisë. Vetëm nëse do të shmangnim humbjet e KESH-it do të shtonimin buxhetin e shëndetësisë me dyfish” – tha Rama.
“Jemi të vetdishëm që KESH është një bombë me sahat në ekonominë e vendit”.
Shpenzimet qeveritare
Raporti konfirmon se shpenzimet qeveritare janë në të njëjtin nivel me vitet e mëparshme dhe raportet për qeveri në dietë janë vetëm propogandë pa asnjë sens – vazhdoi Rama.
Pushtetarët kuturisen vetëm për të fotografuar një sekuencë shtrëngimi duarsh me të huajt. Shohim se qytatarët shqiptarë kanë paguar 500 mijë kilometra fluturime rrotull planetësh, vetëm për kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli.