E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje rezultat shume i parashikueshem

Ne e-mailin qe i dergova Tom Countryman-it dhe zyrtareve te tjere te shtetit me 23 prill 2011 shkruaja Nese mendoni se Berisha do te marre parasysh kerkesat tuaja per zgjedhje sipas rregullave atehere jeni naive ne menyre te paimagjinueshme. Berisha do te beje gjithcka qe te fitoje zgjedhjet madje mund te perserise dhe nje here episodet me mbushje kutish elektorale.

Dhe kjo ndodh sepse ai e di teper mire qe pavaresisht se cveprim ka ndermend te beje kur ti jape fund gjithckaje ju dhe koleget tuaj nuk keni per te nderhyre. Nese nuk e detyrojne te veproje ndryshe mos kini dyshim qe ai e deshiron Tiranen sepse ai eshte diktator dhe vjedhes. Tirana eshte copeza e fundit e nje mozaiku qe do tia plotesonte Berishes gjithcka qe do - pra dominimin e Shqiperise - politikisht dhe ekonomikisht.

Prej cka me thone ka shume pak gjasa qe kukulla Basha te fitoje ne zgjedhje te lira e te ligjshme keshtu qe nese fitorja i dhurohet atij behuni gati per trazira ne Shqiperi
Disa mund te mendojne se parashikimi im eshte prej fallxhori mirepo megjithese do te doja te kisha aftesi qe te shihja ne te ardhmen nuk i kam.

Por nuk duhet ndonje sfere e kristalte qe te besh kete parashikimin e mesiperm - ky eshte nje konstatim qe e nxjerr nga pervojat e drejtperdrejta qe kam me Sali Berishen qe e njoh per burre egoist pa skrupuj genjeshtar te semure qe nuk ndalet para asgjeje qe i garanton kontrollin e pushtetit.

E pranoj qe opinionet e mia per Berishen jane deri diku te anshme dhe perfundimet e mia mbi zgjedhjet bazohen tek fakti qe e njoh prej kohesh Berishen dhe besoj qe ujku edhe kur nderron qimen nuk i harron zakonet.

Megjithate nje konkluzion me empirik mbi rezultatet e zgjedhjeve ne Tirane eshte kryer nga Mark Kosmo nje shqiptaro-amerikan i cili eshte doktor i shkencave ekonomike dhe ka punuar me pare per Banken Boterore.

Shkurt zoti Kosmo ka analizuar rezultatin e 250.000 votave te hedhura ne Tirane te cilat ishin 50 per Ramen e 50 per Bashen me nje diference prej vetem dhjete votash qe ia jepte fitoren Rames. Por pasi u numeruan keto vota si me magji u shfaqen nja 300 vota te panumeruara nga KQZ-ja e kontrolluar nga Berisha.

Me vone KQZ-ja e deklaroi Bashen fitues me 81 vota me shume se Rama. Por pavaresisht nga ky rezultat z. Kosmo tregoi qarte qe te keto vota te shfaqura ne menyre te cuditshme se ne keto 300 vota 67 ishin ne favor te Bashes. Sipas z. Kosmo shansi qe 300 veta te zgjedhur rastesisht ne elektorat te kene nje ndryshim statistikor nga totali i 250.000 votuesve eshte 1 ne 200 milion. Pra mund te themi qe ka po aq shanse sac ka mundesi qe vdekja e Kosta Trebickes te jete aksidentale.

Me keto vota fantazme te gjetura ne kuti votimi me vula te parregullta e ku rezultojne me shume fletevotimi se sa votues dhe po te kemi parasysh sjelljen e piste jo ligjore te KQZ-se se kontrolluar nga Berisha jemi duke u bere te gjithe deshmitare te nje operacioni aborti qe po kryen nje doktor me emrin Berisha mbi ate pak demokraci qe ekziston ne Shqiperi.

Dhe kete e themi duke marre parasysh vetem cka ka ndodhur pas zgjedhjeve te 8 majit. Sepse nuk po marrim parasysh mashtrimet e manipulimet qe kane ndodhur para zgjedhjeve. E megjithate nuk ka per te pasur kurre ndonje hetim te rezultateve zgjedhore per te njejten arsye qe nuk ka pasur hetime as per vdekjen e Kosta Trebickes dhe per te njejten arsye qe qeveria e Berishes nuk ka per ta hetuar kurre krimin qe AEY ka bere ndaj SHBA-ve.

Dhe kjo ndodh sepse Berisha ka frike nga e verteta. Ajo do ta nxirrte para te gjitheve si nje diktator te korruptuar ashtu sic eshte.
shte shume ironik fakti qe KQZ-ja e kontrolluar nga Berisha nuk e pati problem te hapte kutite e zgjedhjeve lokale ne Tirane po nuk e pa te arsyeshme te hapte kutite e zgjedhjeve parlamentare ne 2009. Nese ky qenka fati i demokracise ne Shqiperi atehere ndoshta ska pse te lodhemi e te mbajme zgjedhje fare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›