E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një rikthim i shkurtër te Mjeda

NDRIÇIM KULLA

Mund të pohojmë pa shumë vështirësi se Shkodra nuk pati kurrë një poet të sajin. Duam të themi jo një poet që të qe bir i saj e që me famën e vet ta përndriste të tërën, por një poet që ta kremtonte me këtë flakë.  Sigurisht, pati disa tregimtarë të rëndësishëm përgjatë shekullit të kaluar, si Zef Harapi e si Dom Ndoc Nikaj, ndonjë novelist a komediograf si Ndoc Vasija e Gjush Sheldija, të cilët arritën të paraqisnin kuadro mjaft të pasura, të këndshme e sugjestionuese të ambientit shkodran. Mirëpo ne kërkojmë të flasim për një poet që ta ndiente atë në mënyrë lirike.
Në këtë sens, prej Shkodrës kanë dalë veç dy poetë: Mjeda dhe Koliqi.
Psikologjikisht, për të shpjeguar shkaqet e dekadencës së një letërsie nuk mjafton mbështetja vetëm te humbja e lirisë politike, pse kemi shembuj letërsish në lulëzim edhe nëpër popuj politikisht të sunduar (siç qe p.sh. Italia e shekullit XVIII); në këtë panoramë duhet shtuar edhe një shkak tjetër, ajo e të shkëputurit të letërsisë prej popullit qëkur vegla e saj, gjuha, shndërrohet në diçka artificiale, pajë e disa profesionistëve. Ja, përballë një rreziku të tillë përherë e më kanosës, u gjend letërsia shqiptare në fillim të shekullit XX.
Nuk ndodhi kështu me poetin tonë.
Dhe pikërisht kjo është vija më thelbësore dalluese që  e dallon poetin tonë midis të tjerëve poetë: epërsia e gjuhës. Mjeda e konsideron poezinë art të durimit dhe vetëdije të kompozimit. Ornamenteve të çmuara të frazës së tij poetike ai u mvesh elegancën latine, ndërkohë që njëmbëdhjetërrokëshit i dhuron frymëmarrjen e gjerë të hekzametrave klasikë. Brishtësia e damarit të tij poetik përmbushet nga përgatitja e jashtëzakonshme gjuhësore e letrare dhe nga skalitja imtësore e vargut dhe strofës. Në këtë sens, Ndre Mjeda ishte një autoritet. Gramatolog, glotolog e letrar i madh njëherësh, ai ka qenë pa dyshim një ndër anëtarët më kompetentë të komisionit shkodran që ndau unjisimin e gjuhës shqipe bazuar në dialektin elbasanas.
Sikur në histori e në drejtësi të mëtohej rregulla e famshme distingue tempora et concordabis iura, (dalloji epokat e ndryshme e ke për ta ujdisur teorínë), atëherë mund të shihnim se në jetën letrare të Ndreut na zbulohet një evolucion, vërtet i gjatë e i ngadaltë, por fortësisht i spikatur. Prej romantikut e prej elegjiakut të Juveniliave, del liriku klasik i Lirija dhe  Lissus, ku nëpërmjet soneteve të vet ai na jep një ilustrim madhështor të historisë së Shqipërisë, që nga koha e ilirëve antikë deri në epokën e Skënderbeut. Prej prozatorit të Historisë së Shenjtë na del studiuesi i Budit e themeluesi i teorisë së emrave e të përemrave pronorë.
Ishte një kohë e vështirë ajo e komisionit letrar për unitetin e kombit shqiptar, ndaj unjisimi dukej atëherë, jo vetëm i nevojshëm por edhe i pavonueshëm. Kështu që zgjidhja më e mirë në atë çast ishte ajo më e shpejta: një dialekt i ndërmjetëm. Ndërruan kohët, rreziku i ndarjes u bë gjithnjë e më i paktë, madje nuk mund të flitej përnjimend për një rrezik të tillë. Atëherë nisi Dom Ndreu të mendojë për një zgjidhje më të ngadalshme e më të natyrshme. Një artist me shpirt estetik, një endës poemash kaq i lëmuar e i kujdesshëm, një i dashuruar i flaktë pas shqipes e një rrëmues aq i imët i historisë, nuk do të mund të pranonte të humbiste ndonjë visar i saj.
Filloi kështu ti piqej mendimi se në një visar të përbashkët mund të shkrîheshin, me kohë e me atë mjeshtëri që koha do ta mësonte, të gjitha visaret e saj të pjesshme. Ndërkaq, ai vetë kishte filluar ti ushtronte nxënësit të huazonin prej toskërishtes ato fjalët më të bukura a më të përshtatshme që gegërishtes i mungonin, ose nato raste kur ato i mungonin me atë sfumaturën e caktuar estetike që lyp arti, për ti shtënë në punë duke i sjellë në trajtën fonetike e gramatikore të gegërishtes.
Porse ai nuk u ndal me kaq, u fut edhe më thellë.
Gjuhët letrare moderne që kanë një gjuhë letrare nënë, sikurse janë gjuhët neolatine, në ketë pikëpamje gjenden shumë mirë, pse prej gjuhës nënë latinishtes arrijnë të marrin me shumë  lehtësi nji visar të tërë fjalësh, të cilat, duke qenë të kuptueshme, por pak si larg prej përdorimit të përditshëm, i japin ligjërimit një hije të rëndë e të mistershme, që i shkon aq fort përshtat së  madhërishmes dhe bukurisë poetike.
Kështu dhe shqipja, i ka të bukura disa fjalë të vjetra që gjenden në tekstet e shkrimtarëve të saj të moçëm, të cilat mund ti sillnin po atë shërbim që u solli gjuhëve moderne latinishtja; p.sh., duke rrëmuar në fjalorin e Frano Bardhit, do të gjenim fjalën  margaç, një fjalë goxha të rrallë, por të zgjedhur, që mund ti vlente këtij qëllimi.
Ja pse Dom Ndre Mjeda u nxit të botojë Jetën e së Lumes Virgjireshë Mari prej Bogdanit; Vëzhgues i vëmendshëm i shkrimevet të vjetra, qysh me kohë ishte kujtuar për atë fenomen që spikat në to: gegërishtja e tyre ndryshon më pak prej toskërishtes së bashkëkohtarve të tyre, se sa gegërishtja jonë prej toskërishtes së sotme.  Kishte vërejtë gjithashtu, edhè se në shumë krahina të veçuara të Gegërisë, trajtat e vjetra të kësaj shqipe ruheshin mjaft mirë.
Kjo qe gjeneza e studimit të tij mbi Budin. E Budin – pa lënë krejt në harresë të tjerët ai e zgjodhi jo vetëm për shkak të shpërhapjes së madhe që pati vepra e tij (Doktrina e krishterë është ribotuar tri herë deri në vitin 1868), duke ndikuar kështu në mënyrë të kënaqshme në formimin gjuhësor të klerit katolik shqiptar e më tej edhe të popullsisë shqiptare, por edhe pse – ndër më të vjetrat shkrime të shqipes ajo shquhet për pastërtinë e saj dhe për rregullsinë morfologjike dhe sintaksore, çka e shndërroi për një kohë shumë të gjatë, deri përpara çlirimit, në gurin ndoshta më të çmuar e të rëndësishëm të historisë së gramatikës shqiptare. Kështu, prej Budit e prej popullit, me krahasime në ndihmë të dijes së thellë që zotëronte në lëmin e glotologjisë, ai nxori pak nga pak, por përmes një evolucioni të pareshtur, teorinë e vet për gramatikën dhe ortografinë e shqipes. Mjerisht, vdekja nuk e la ta kristalizonte plotësisht teorinë, e cila do të qe, me përpikëri, një hap i mirë kah unjisimit të gjuhës. Na la pas vetëm një botim të vogël e jo të plotë me titull Vërejtje mbi emrat e përemrat pronorë, bashkë me një mënyrë ortografe goxha të përdorur në vitet para luftës, për të cilën ngulmonte edhe praktikisht me këshilla e qortime, e për të kontribuoi gjatë, deri pak kohë para vdekjes,  nëpërmjet përkthimit të plotë të Ungjillit sipas Markut. Nji punues kaq i përsosur në lëmë letrare vonë e shumë vonë mundi tia zërë vendin Dom Ndreut. Po megjithatë, në këtë orvatje të madhe shqiptare për unjisimin e gjuhës që u zhvillua veçanërisht e ethshme në gjithë këtë periudhë, një vend nderi zë edhe poeti tjetër i madh shkodran, Koliqi. Dhe ndër meritat koliqjane duhet të nënvizohet fort edhe fakti se, me veprën e tij shumëformëshe, ai arriti ta pasurojë shqipen tonë duke u prirë ta zbukurojë me fjalë shqipe të vjetra e të harruara dhe ta bashkojë atë, të bashkojë dialektet shqiptare në një gjuhë të vetme, vepër për të cilën u përpoq me mish e me shpirt jo vetëm si letrar i zgjedhur që ishte, por edhe si ministër i Arsimit. Madje i pyetur nga një mik i vet (Vangjel Koça), gjatë kohës që ish-ministër dhe jepte mësim në Romë, nëse kish pasur frikë se mos profesori vriste letrarin, ai u përgjigj: Letrari është i gjallë dhe i gjithanshëm në nënshtratin e personalitetit tim kulturor dhe pikërisht mbi këtë nënshtrat po mundohem të ngre edhe godinën profesorale për ti shërbyer më mirë, me sa kam në dorë, kulturës shqiptare. Mjedës lipset ti nënvizohet edhe një aspekt tjetër, disi i veçantë. Ai u rrit si poet në epokën e ndikimit të romantizmit europian, veçse ashtu si dhe poetëve të tjerë romantikë shqiptarë, atij nuk i doli përpara

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›