E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një serb arrestohet për krime lufte në Kosovë

Budapest - Një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, është arrestuar në Norvegji. Sipas të përditshmes norvegjeze Verdens Gang, i arrestuari ishte në listën e personave të kërkuar për krime të Misionit të OKB-së në Kosovë. Autoritetet e drejtësisë norvegjeze nuk kanë bërë të ditur ermin e të arrestuarit për arsye hetimesh.

Gazeta citon se ai është i akuzuar për kërcënime dhe dhunë me qëllim të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›