Tadiç: Kërkojmë një tjetër kapitull me SHBA-të
Madrit - Pas krizës që Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar midis tyre lidhur me mbështetjen që Shtëpia e Bardhë i ka dhënë Pavarësisë së Kosovës, Presidenti serb, Boris Tadiç, kërkon të kthejë faqen me SHBA-në. Gjatë vizitës së ij në Spanjë, ai ka deklaruar se së shpejti do të takojë presidentin amerikan, Barak Obama me të cilin do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe dhe për perspektivat rajonale. "Ne duhet të hapim një kapitull të ri me SHBA-në. Ne kemi nevojë për marrëdhënien më të mirë të mundshme me SHBA-në. Pa këtë ne nuk mund të vendosim paqen dhe demokracinë në Ballkan", vlerësoi presidenti serb gjatë një kolokiumi në Madrid.