E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja Klinton e shqetesuar nga masat e reja ligjore ne Hungari

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Rodham Klinton ka ngritur shqetesimet e saj para qeverise se Hungarise ne lidhje me masat legjislative qe kritiket thone se kufizojne lirine e shtypit dhe pakesojne kompetencat e institucioneve qe me pare ishin te pavarura. Sekretarja Klinton gjithashtu shprehu solidaritetin me aktivistet pro-demokracise ne Egjipt ku ajo thote se Shtetet e Bashkuara do te rifillojne bisedimet me grupin e debatueshem Vellazeria Myslimane. Sekretarja Klinton i beri keto komente ne Budapest ku ajo mori pjese ne perurimin zyrtar te nje qendre te drejtave te njeriut si pjese e turneut te saj evropian.

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka pranuar se ajo ka shprehur shqetesimet ne lidhje me ligjin e ri te Hungarise mbi mediat dhe kushtetuten ne bisedimet me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Ajo e ngriti ceshtjen pasi shkrimtare filozofe dhe kundershtare te tjere te regjimit te vjeter komunist ne Hungari thane se qeveria e re e qendres se djathte ka kufizuar lirine e shtypit ka zvogeluar kompetencat e gjykates se larte dhe  ka miratuar nje kushtetute qe i lidh duart e qeverive te ardhshme.

Ne nje leter ata i kerkuan sekretares Klinton qe ajo te flasi kunder sic thane ata sistemit autokratik te vendit te tyre.
Sekretarja Klinton e cila gjithashtu u takua me opoziten e beri te qarte se ajo i kishte kerkuar qeverise se kryeministrit Viktor Orban te mos heqe kontrollet dhe balancat ne qeveri per te cilat ajo tha se jane elemente thelbesore per cdo demokraci.


Si miq te Hungarise ne kemi shprehur shqetesimet tona dhe kemi bere thirrje te vecante per nje angazhim te vertete ndaj pavaresise se gjyqesorit lirise se shtypit dhe transparences qeveritare.

Kryeministri Orban thote se eshte i angazhuar per demokraci dhe se legjislacioni hungarez eshte ne perputhje me ligjet e paraqitura ne shtete te tjera anetare te Bashkimit Evropian.
Pervec kesaj sekretarja Klinton e ka shfrytezuar viziten e saj ne Budapest per te kontaktuar me Vellazerine Myslimane te Egjiptit. Ajo tha se administrata Obama eshte duke folur me grupin e debatueshem per te ndihmuar ndertimin e lidhjeve dhe nxitjen e parimeve demokratike pavaresisht nga kritikat e Izraelit dhe te tjereve qe jane te shqetesuar rreth Vellazerise Myslimane.

Ne besojme se duke pasur parasysh ndryshimet politike ne Egjipt eshte ne interes te Shteteve te Bashkuara te angazhohemi me te gjitha palet qe jane paqesore dhe te perkushtuara ndaj mosperdorimit te dhunes si dhe qe synojne te konkurrojne per parlamentin dhe presidencen. Per kete arsye ne e mirepresim dialogun me ata anetare te Vellazerise Myslimane qe duan te bisedojne me ne.

Sekretarja Klinton ishte ne Budapest per te marre pjese ne inagurimin e Institutit Tom Lantos i cili i perkushtohet luftes per te drejtat e njeriut.
Instituti eshte emeruar pas kongresmenit te fundit amerikan te lindur ne Hungari.

Gjate nje prej vizitave te shumta qe beri ne Budapest kongresmeni Lantos ka folur per Zerin e Amerikes ne lidhje me zhgenjimin e tij mbi anti-semitizmin ne vendin e tij te lindjes i cili mbeshteti Gjermanine naziste gjate luftes se dyte boterore ne te cilen rreth 600 mije hebrenje hungareze u vrane.

Mua me vjen shume keq qe ende ka elemente ne Hungari qe duan tia vene fajin teresisht Gjermanise per Holokaustin gje e cila nuk eshte e sakte. Nje numer i madh i hungarezeve kane marre pjese personalisht ne aktet me te egra dhe vdekjeprurese.


Ish kongresmeni Lantosh kishte studiuar gjeresisht historine hungareze.
Ministri i jashtem hungarez Janosh Martonyi tha se ai shpreson se Instituti Tom Lantos do te ndihmoje per te lehtesuar tensionet ne Evropen Qendrore dhe Lindore ku plaget e nje historie te dhunshme akoma nuk jane sheruar plotesisht.

Bashkepunim i metejshem rajonal pajtimi historik dhe toleranca ne Evropen Qendrore dhe Jug-Lindore jane gjera per te cilat kemi nevoje te madhe ne kontekstin tone ku traumat e vjetra dhe te reja historike kane ndikim ne jeten tone te perditshme. Ne qofte se Instituti do te jete ne gjendje te kontribuoje per kete qellim te larte te pajtimit te metejshem ne Evropen Qendrore Lindore dhe Juglindore ai do te jete nje trashegimtar i vertete i veprimtarise se Tom Lantoshit.

Sekretarja Klinton vazhdoi udhetimin e saj evropian ne Lituani ku mori pjese ne nje takim te Komunitetit te Demokracive ne te cilin ajo diskutoi menyrat per avancimin e grave ne politike dhe biznes.  Ajo pastaj udhetoi ne Spanje ku u takua me kryeministrin Hoze Luis Rodriguez Zapatero dhe zyrtare te tjere te qeverise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›