E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahja, të verbrit: Duam dëmshpërblim moral

Shoqata e të Verbërve Shqiptarë
ka përgatitur një kallëzim
penal ndaj personit
që ka dhunuar dy anëtarë të
kësaj shoqate në sytë e punonjësve
të Policisë së Shtetit dhe në
"bashkëpunim" me strukturat e
Gardës së Republikës. Ngjarja
ka ndodhur në dyert e Kryeministrisë,
ku qindra të verbër po
tentonin të zhvillonin një takim
me Kryeministrin Berisha
për plotësimin e disa nevojave
jetike për komunitetin e tyre.
Në vend të një përgjigjeje nga
kreu i mazhorancës, dy gra
janë dhunuar, ndërsa policia
"lau gojën", duke deklaruar se
dhunuesi Pëllumb Borshi nuk
është nga radhët e saj, por një
"hallexhi" që ndodhej në dyert
e Kryeministrisë. Pikërisht për
këtë neglizhencë të shtetit,
kryetari i Shoqatës së të Verbërve,
Sinan Tafai, zhvilloi dje
një takim me nënkryetarin e
Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
Kreshnik Spahiu, duke analizuar
çështjen në tërësi. Në përfundim
të takimit, Spahiu ishte
solidarizuar me përfaqësuesin
e të verbërve dhe duke e mbajtur
për dore do të deklaronte se
institucionet e drejtësisë do të
jenë të angazhuara për zbardhjen
dhe dënimin e dhunuesit.
Përfaqësuesi i të verbërve tha
se shoqata që drejton, krahas
kallëzimit penal, do të depozitojë
në gjykatë edhe një
padi për dëmshpërblim moral
ndaj shtetit, ku do të kërkohen
që dinjiteti i komunitetit të të
verbërve të vihet në vend, pas
ngjarjes së turpshme të ndodhur
para një institucioni të lartë.
Takimi
Presidenti i Republikës,
Bamir Topi, përcjell shqetësimin
ndaj incidentit të ndodhur
javën e kaluar me të verbrit,
të cilët protestonin para Kryeministrisë.
Një biznesmen
ushtroi dhunë ndaj të verbërve
dhe ai u lirua disa orë më vonë.
Zv/kreu i Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, Kreshnik Spahiu,
zhvilloi një takim me përfaqësues
të Shoqatës së të Verbërve
dhe përcolli shqetësimin e
kryetarit të KLD-së, Bamir
Topi. Spahiu tha se Presidenti
është i shqetësuar për dhunën.
"Duhet mbrojtje e veçantë për
njerëzit në nevojë dhe, çështja
nuk duhet të arkivohet", tha
nënkryetari i KLD-së, duke
theksuar se Presidenti, i cili
është dhe kryetar i këtij institucioni,
është në pritje të
reagimit të institucioneve për
këtë ngjarje. Ai tha se nuk do
të tolerojë asnjë institucion
shtetëror që mbyll një sy për
ngjarjen, duke kërkuar me forcë
që të zbardhet ligjërisht i gjithë
skandali. "Shteti dhe individi
të jenë të barabartë para ligjit",
theksoi Spahiu. Pas ngjarjes,
Avokati i Popullit i kërkoi drejtorit
të përgjithshëm të Policisë së
Shtetit, Ahmet Prençi, të reagojë
dhe të ndëshkojë gardistët që
nuk morën në mbrojtje të verbrit
nga dhuna e ushtruar prej
biznesmenit.
Dhunuesi
kërkon falje!
Pak ditë pas dhunës që ushtroi
ushtroi
ndaj dy grave të moshuara,
njëra prej të cilave për më
tepër e verbër, që po protestonin
në dyert e Kryeministrisë,
biznesmeni Pëllumb Borshi,
gjatë një ndërhyrje telefonike
në një emision televiziv, u
kërkoi falje dy viktimave të tij.
Borshi u shpreh se nuk kishte
dijeni që ato ishin të verbra
dhe se kishte vepruar nën
efektin e stresit për problemet
e tij të biznesit. "Unë nuk e
dija se ato ishin të verbra dhe
u kërkoj ndjesë për veprimin.
Do të kontribuoj për çdo
nevojë që kjo shtresë ka", tha
Borshi. Të verbrit kërkojnë
vendosjen e dinjitetit të tyre
dhe ndëshkimin e biznesmenit,
pasi, sipas tyre, me këtë
veprim janë cenuar të gjithë
personat e verbër. "Nuk është
njerëzore një falje e tillë. Ne
nuk kemi nevojë për ndihma,
por kërkojmë të drejtën tonë",
thotë Fatmira Muçmeraj, njëra
prej grave të dhunuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›