Pranga, aksidentoi me vdekje punëtorin e rrugëve
Një punëtor që po mundohej
të mbante familjen, duke
pastruar rrugët e kryeqytetit
ka humbur jetën në mënyrë
tragjike, kur është përplasur
nga një makinë. Ngjarja tragjike
ka ndodhur në zonën e Kombinatit,
ndërkohë që drejtuesi i
mjetit është larguar nga paniku,
duke mos i ofruar as ndihmën
e parë. Viktima është Skënder
Koka, 56 vjeç, lindur në Pukë
dhe banues në Kombinat, kurse
autor i dyshuar i aksidentit
është Idajet Sefa, 20 vjeç, lindur
në Dibër dhe banues në
Tiranë. Burime nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur
se qarkullimi rrugor është njoftuar
për ngjarjen se ka ndodhur
në orën 22.40 të mbrëmjes së
djeshme, në Rrugën e Kavajës.
Djali 20-vjeçar Idajet Sefa ishte
duke drejtuar automjetin veturë
tip "Wolksvagen", me targa TR
6185 E dhe po udhëtonte në
Rrugën e Kavajës, me drejtim
lëvizje Tiranë-Kombinat. Në një
moment, teksa ndodhej pranë
firmës AML, në "Misto Mame",
ai ka aksidentuar me pasojë
vdekjen, këmbësorin 56-vjeçar
Skënder Koka.
Viktima, në momentin e aksidentit,
ishte duke punuar në
pastrimin e rrugës, pasi ishte i
punësuar nga Bashkia e Tiranës.
Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit
është larguar nga vendi i
ngjarjes, duke lënë automjetin
në vendin ku ndodhi tragjedia.
Por, më vonë, ai është vetëdorëzuar
në Komisariatin Nr. 6, në
zonën e Kombinatit, ku është
prangosur nën akuzën e aksidentit
me pasojë vdekjen. Më
pas është dorëzuar te specialistët
e hetimit të aksidenteve,
të cilët i komunikuan arrestimin
dhe u kryen veprimet procedurale.
Ndërsa materialet do t‘i
kalojnë Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, për veprën
penale të "shkeljes së rregullave
të qarkullimit rrugor".
të mbante familjen, duke
pastruar rrugët e kryeqytetit
ka humbur jetën në mënyrë
tragjike, kur është përplasur
nga një makinë. Ngjarja tragjike
ka ndodhur në zonën e Kombinatit,
ndërkohë që drejtuesi i
mjetit është larguar nga paniku,
duke mos i ofruar as ndihmën
e parë. Viktima është Skënder
Koka, 56 vjeç, lindur në Pukë
dhe banues në Kombinat, kurse
autor i dyshuar i aksidentit
është Idajet Sefa, 20 vjeç, lindur
në Dibër dhe banues në
Tiranë. Burime nga Drejtoria e
Policisë së Tiranës bënë të ditur
se qarkullimi rrugor është njoftuar
për ngjarjen se ka ndodhur
në orën 22.40 të mbrëmjes së
djeshme, në Rrugën e Kavajës.
Djali 20-vjeçar Idajet Sefa ishte
duke drejtuar automjetin veturë
tip "Wolksvagen", me targa TR
6185 E dhe po udhëtonte në
Rrugën e Kavajës, me drejtim
lëvizje Tiranë-Kombinat. Në një
moment, teksa ndodhej pranë
firmës AML, në "Misto Mame",
ai ka aksidentuar me pasojë
vdekjen, këmbësorin 56-vjeçar
Skënder Koka.
Viktima, në momentin e aksidentit,
ishte duke punuar në
pastrimin e rrugës, pasi ishte i
punësuar nga Bashkia e Tiranës.
Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit
është larguar nga vendi i
ngjarjes, duke lënë automjetin
në vendin ku ndodhi tragjedia.
Por, më vonë, ai është vetëdorëzuar
në Komisariatin Nr. 6, në
zonën e Kombinatit, ku është
prangosur nën akuzën e aksidentit
me pasojë vdekjen. Më
pas është dorëzuar te specialistët
e hetimit të aksidenteve,
të cilët i komunikuan arrestimin
dhe u kryen veprimet procedurale.
Ndërsa materialet do t‘i
kalojnë Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Tiranë, për veprën
penale të "shkeljes së rregullave
të qarkullimit rrugor".