SHKB-ja, kontroll për policët abuzues
Por, veç policisë janë rritur edhe masat e Shërbimit
të Kontrollit të Brendshëm, drejtoria e cila mbikëqyr
uniformat blu. Për të shmangur rastet abuzive, apo
inkriminimin e uniformave blu në veprimtari kriminale,
Drejtoria e SHKB-së ka shtuar shërbimet e saj dhe
kontrollet, sidomos në Rinas. Sipas informacioneve
nga SHKB-ja, agjentët e saj janë instaluar në Rinas dhe
kontrollojnë çdo rast, ku dyshohet se ofi cerët e policisë
janë implikuar apo shkelin detyrat e tyre për arsye
të ndryshme. Megjithatë, gjatë kësaj kohe nuk është
konstatuar ndonjë shkelje, pavarësisht se disa punonjës
policie janë në verifi kim. Madje, SHKB-ja ka qëndruar
edhe pranë personave, të cilët pretendojnë se punonjësit
e policisë kanë abuzuar me detyrën kundrejt tyre.