"Gërdeci", pse duhen përjashtuar 3 gjyqtarët
Vajza e gjyqtarit Besnik
Imeraj, i cili gjykon dosjen
"Gërdeci", ka qenë
avokate e disa të pandehurve,
në një aktivitet tregtar,
që ka sjellë pasoja kriminale.
Trashëgimtarët e viktimave të
Gërdecit kërkojnë që gjyqtari
në fjalë të japë dorëheqjen nga
gjykimi i kësaj çështjeje, pasi
vajza e tij, Marsela Imeraj, "nuk
ka qenë thjesht avokate në një
çështje familjare apo pronësore,
por ka kryer veprime si avokate
me kalimin e kuotave të ‘Albademil
sh.p.k‘". Sipas avokates
së familjarëve të viktimave,
Blerta Kraja, e cila ka dorëzuar
dje kërkesën për përjashtimin
e gjyqtarit nga gjykimi, thotë se
"qoftë dhe vetëm për këtë shkak
ligjor, gjyqtari Imeraj duhet të
heqë dorë vetë nga gjykimi i
kësaj çështjeje, ose nëse kjo nuk
ndodh, atëherë duhet të vendoset
përjashtimi i tij".
Tre gjyqtarët e dosjes "Gërdeci"
janë vënë në shënjestër të
trashëgimtarëve të viktimave,
duke kërkuar largimin e menjëhershëm
të tyre, pasi kanë konflikt
interesi. Pas Prokurorisë së
Përgjithshme janë avokatët e familjarëve
të viktimave që drejtohen
në dyert e Gjykatës Supreme
për të depozituar kërkesën për
përjashtimin e gjyqtarëve Besnik
Imeraj, Irma Bala dhe Evjeni
Sionimeri. Në tri kërkesa të
dorëzuara përkatësisht për secilin
gjyqtar, familjarët kërkojnë
gjithashtu nëpërmjet avokates
edhe vëmendjen në këtë çështje
të kryetares së Gjykatës së Lartë,
Shpresa Beçaj, ndonëse zonja
Beçaj e rrëzoi më parë një kërkesë
të njëjtë të prokurorisë për
largimin e treshes nga Kolegji i
"Gërdecit".
Duke qenë se Gjykata e Lartë
vendosi që familjarët e viktimave
të tragjedisë do të jenë pjesë e
një procesi civil dhe jo palë në
atë ku janë të pandehurit, të
dëmtuarit theksojnë se është
e drejta e tyre kushtetuese për
të qenë palë edhe në procesin
penal. Ata sjellin si shembull
praktikën gjyqësore të çështjes
së masakrës së 2 prillit 1991 në
Shkodër. Familjarët e pishtarëve
të demokracisë, Arben Brozi,
Bujar Bishanaku, Besnik Ceka
dhe Nazmi Kryeziu, ishin palë
në procesin penal, duke kërkuar
zbardhjen e së vërtetës dhe procedimin
e fajtorëve. Familjarët
e viktimave nga tragjedia theksojnë
se "si të dëmtuar, do të
vijojmë të jemi palë në procesin
penal ku kërkojmë procedimin
e fajtorëve".
Brenda tri seancave të para
për tragjedinë e Gërdecit, Prokuroria
e Përgjithshme është
rrëzuar dy herë, dukë vënë në
pikëpyetje zbardhjen e ngjarjes
së rëndë të ndodhur më 15
mars 2008 në periferi të Tiranës,
ku humbën jetën 26 persona
dhe qindra të tjerë u plagosën.
Prokuroria dhe trashëgimtarët
e viktimave ia vënë "fajin" trupit
gjykues të Gjykatës së Lartë, i cili
ka shkelur haptazi ligjet, ndërsa
procesi tashmë mund të cilësohet
me plot gojë antikushtetues.
Sipas të gjitha gjasave, procesi
mund të kalojë në Gjykatën
Kushtetuese. Një ndër parregullsitë
që shfaqen është konflikti
i interesit të tre prej anëtarëve
të Kolegjit Penal, të cilët votuan
ndarjen e procesit. Ata "akuzohen"
se kanë konflikt interesi.
Familjarët e viktimave të
Gërdecit, të cilët kanë ndjekur
nga afër të gjitha proceset gjyqësore,
kanë reaguar ashpër ndaj
vendimit të Gjykatës së Lartë
për ndarjen e procesit, duke
këmbëngulur se është antiligjor.
Përfaqësuesja ligjore e tyre në
gjykatë, Blerta Kraja, tha se ky
Kolegj Penal ka shkelur haptazi
ligjet e shtetit shqiptar. Ajo shtoi
se do të verifikojë vendimin
përfundimtar dhe nuk do të
pranojë që Gjykata e Shkallës
së Parë të verifikojë padinë për
dëmshpërblim, por do t‘i drejtohet
Gjykatës Kushtetuese për një
unifikim të këtyre vendimeve.
Në deklaratën pas seancës për
ndarjen e procesit, avokatja tha
se do të ndjekë të gjitha rrugët
ligjore, madje për këto kërkesa
do t‘i drejtohet edhe Gjykatës së
Strasburgut.
Konflikti i interesit për gjyqtaren Irma Bala
Konflikti i interesit i gjyqtares
Irma Bala konsiston se
gjyqtarja ka marrë pjesë
në gjykimin, në Gjykatën e Lartë,
në dhomën e këshillimit të një
prej kërkesave të Prokurorisë së
Përgjithshme, gjatë hetimeve
paraprake të këtij procedimi. Në
nenin 15 të Kodit të Procedurës
Penale thuhet se "nuk mund të
marrë pjesë në gjykim gjyqtari
që ka vleftësuar masën e sigu-
rimit ose çdo kërkesë tjetër të
prokurorit të paraqitur gjatë
hetimit paraprak në të njëjtin
procedim". Gjyqtarja ka marrë
pjesë në shqyrtimin, në dhomën
e këshillimit, të rekursit të paraqitur
nga personi nën hetim kundër
Prokurorisë së Përgjithshme, për
një kërkesë të kësaj të fundit gjatë
hetimeve paraprake, për vendosjen
e sekuestros konservative.
Nga ana tjetër, Gjykata e Strasburgut
në çështjen ‘Driza kundër
Shqipërisë‘, vendimi i datës
13 nëntor 2007, konfirmon në
pikën 3, të diapozitivit të atij
vendimi, ndër të tjera se: "... ka
pasur shkelje të nenit 61 të konventës,
për sa i takon mungesës
së paanshmërisë subjektive të
kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe
të mungesës së paanshmërisë
objektive të Gjykatës së Lartë...".
Në pjesën përshkruese arsyetuese
të këtij vendimi rezulton se ka
munguar paanshmëria objektive
e Gjykatës së Lartë, pasi tre nga
gjyqtarët kanë qenë pjesëmarrës
në dhomën e këshillimit, si dhe
në gjykimin në themel, po ashtu
është evidentuar pjesëmarrja e
dyfishtë e kryetarit të asaj gjykate.
Si përfundim trashëgimtarët e
viktimave të Gërdecit kërkojnë
që gjyqtarja Bala të heqë dorë
nga gjykimi.
Konflikti i interesit për gjyqtarin Besnik Imeraj
Menjëherë sapo na legjitimoi ky
Kolegj, ne po paraqesim kërkesën
tonë për përjashtimin
e gjyqtarit z.Besnik Imeraj në të njëjtën
kohë dhe kryetar i këtij Kolegji. Shkaqet
për të cilat kërkojmë përjashtimin e tij
janë si më poshtë:
Së pari, nga aktet që ndodhen në
fashikullin e gjykimit, rezulton se vajza
e këtij gjyqtari, Marsela Imeraj, ka qenë
e autorizuar si avokate nga administratori
i shoqërisë "Albademil" që më datën
01.08.2007 për të kryer veprime në emër
dhe për llogari të kësaj shoqërie pranë
QKR-së. Në një kohë që, në këtë proces
gjyqësor, si administratori Mihal Delijorgji,
por edhe vetë personi juridik "Abademil",
janë me cilësinë e të pandehurve
dhe të të paditurve civilë. Në nenin 17,
pika 1, shkronja "b" në Kodin e Procedurës
Penale, parashikohet ndër të tjera
se: "Gjyqtari ka për detyrë të heqë dorë
nga gjykimi i kësaj çështjeje konkrete ...
b)... kur mbrojtësi a përfaqësuesi i njërës
prej këtyre palëve është gjini e afërt e tij
ose e bashkëshortit të tij...
Trashëgimtarët e familjarëve të Gërdecit
ankohen se gjyqtari Besnik Imeraj
nuk duhet ta gjykonte këtë çështje, sepse
i bie që të gjykojë mbi veprimet e kryera
nga vajza e tij. Sipas tyre, gjyqtari duhet
të kishte hequr dorë nga gjykimi i kësaj
çështjeje. Në dosjen e prokurorisë është
një autorizim i datës 01.08.2007, i lëshuar
nga administratori i shoqërisë "Albademil",
praktika e regjistrimit në QKR të kalimit
të kuotave nga ortaku Patrik Henri
te Mihal Delijorgji, të datës 04.12.2007
dhe një kartelë e të dhënave familjare që
provon se avokatja Marsela Imeraj është
vajza e gjyqtarit Besnik Imeraj.
Vajza e gjyqtarit ka qenë avokate e
këtyre të pandehurve, në një aktivitet
tregtar, që ka sjellë këtë pasojë kriminale,
nuk ka qenë thjesht avokate në një
çështje familjare apo pronësore, por ka
kryer veprime si avokate në kalimin e
kuotave të "Albademil" sh.p.k.
Qoftë dhe vetëm për këtë shkak ligjor,
gjyqtari Imeraj duhet të heqë dorë vetë
nga gjykimi i kësaj çështjeje, ose nëse kjo
nuk ndodh, atëherë me patjetër duhet të
vendoset përjashtimi i tij.
Konflikti i interesit për gjyqtaren Evjeni Sinoimeri
Gjyqtarja Evjeni Sinoimeri ka marrë
pjesë në gjykim në këtë gjykatë
të dy kërkesave të Prokurorisë së
Përgjithshme gjatë hetimeve paraprake
të këtij procedimi. Përkatësisht gjyqtarja
Sinoimeri ka gjykuar si gjyqtare në Kolegjin
Penal kërkesën e Prokurorisë së
Përgjithshme për caktimin e masës së
sigurimit ndaj personit nën hetim, Mihal
Delijorgji. Për më tepër, po kjo gjyqtare
ka marrë pjesë në shqyrtimin në dhomën
e këshillimit, të rekursit të paraqitur nga
personi nën hetim kundër Prokurorisë së
Përgjithshme, për një kërkesë të kësaj të
fundit gjatë hetimeve paraprake.
Qëndrimi i mësipërm është i rikonfirmuar
edhe nga jurisprudenca e Gjykatës
Kushtetuese dhe ajo e Gjykatës së
Strasburgut. Konkretisht me vendimin
numër 12. datë 13.04.2007 të Gjykatës
Kushtetuese rikonfirmohet ndër të tjera
se: "....shqyrtimi i çështjes nga Kolegji
Penal i Gjykatës së Lartë, në dhomën e
këshillimit, është pjesë e rëndësishme e
procesit gjyqësor në tërësi dhe si i tillë, në
përputhje me natyrën e këtij shqyrtimi
në dhomën e këshillimit duhet të respektojë
parimet themelore të procesit të
rregullt ligjor në kuptimin kushtetues...".
Edhe për gjyqtaren Sinoimeri, trashëgimtarët
e viktimave të Gërdecit, kujtojnë
se duhet të japë dorëheqjen pasi
çështja "Driza kundër Shqipërisë" nuk e
lejon që gjyqtarja të marrë pjesë në këtë
proces. Vendimi i datës 13 nëntor 2007
konfirmon në pikën 3, të diapozitivit
të atij vendimi, ndër të tjera se: "... ka
pasur shkelje të nenit 61 të konventës,
për sa i takon mungesës së paanshmërisë
subjektive të kryetarit të Gjykatës së
Lartë dhe të mungesës së paanshmërisë
objektive të Gjykatës së Lartë...".
Në pjesën përshkruese arsyetuese të
këtij vendimi rezulton se ka munguar
paanshmëria objektive e Gjykatës së
Lartë, pasi tre nga gjyqtarët kanë qenë
pjesëmarrës në dhomën e këshillimit,
si dhe në gjykimin në themel, po ashtu
është evidentuar pjesëmarrja e dyfishtë
e kryetarit të asaj gjykate. Si përfundim
trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit
kërkojnë që gjyqtarja Sinoimeri të heqë
dorë nga gjykimi.
Imeraj, i cili gjykon dosjen
"Gërdeci", ka qenë
avokate e disa të pandehurve,
në një aktivitet tregtar,
që ka sjellë pasoja kriminale.
Trashëgimtarët e viktimave të
Gërdecit kërkojnë që gjyqtari
në fjalë të japë dorëheqjen nga
gjykimi i kësaj çështjeje, pasi
vajza e tij, Marsela Imeraj, "nuk
ka qenë thjesht avokate në një
çështje familjare apo pronësore,
por ka kryer veprime si avokate
me kalimin e kuotave të ‘Albademil
sh.p.k‘". Sipas avokates
së familjarëve të viktimave,
Blerta Kraja, e cila ka dorëzuar
dje kërkesën për përjashtimin
e gjyqtarit nga gjykimi, thotë se
"qoftë dhe vetëm për këtë shkak
ligjor, gjyqtari Imeraj duhet të
heqë dorë vetë nga gjykimi i
kësaj çështjeje, ose nëse kjo nuk
ndodh, atëherë duhet të vendoset
përjashtimi i tij".
Tre gjyqtarët e dosjes "Gërdeci"
janë vënë në shënjestër të
trashëgimtarëve të viktimave,
duke kërkuar largimin e menjëhershëm
të tyre, pasi kanë konflikt
interesi. Pas Prokurorisë së
Përgjithshme janë avokatët e familjarëve
të viktimave që drejtohen
në dyert e Gjykatës Supreme
për të depozituar kërkesën për
përjashtimin e gjyqtarëve Besnik
Imeraj, Irma Bala dhe Evjeni
Sionimeri. Në tri kërkesa të
dorëzuara përkatësisht për secilin
gjyqtar, familjarët kërkojnë
gjithashtu nëpërmjet avokates
edhe vëmendjen në këtë çështje
të kryetares së Gjykatës së Lartë,
Shpresa Beçaj, ndonëse zonja
Beçaj e rrëzoi më parë një kërkesë
të njëjtë të prokurorisë për
largimin e treshes nga Kolegji i
"Gërdecit".
Duke qenë se Gjykata e Lartë
vendosi që familjarët e viktimave
të tragjedisë do të jenë pjesë e
një procesi civil dhe jo palë në
atë ku janë të pandehurit, të
dëmtuarit theksojnë se është
e drejta e tyre kushtetuese për
të qenë palë edhe në procesin
penal. Ata sjellin si shembull
praktikën gjyqësore të çështjes
së masakrës së 2 prillit 1991 në
Shkodër. Familjarët e pishtarëve
të demokracisë, Arben Brozi,
Bujar Bishanaku, Besnik Ceka
dhe Nazmi Kryeziu, ishin palë
në procesin penal, duke kërkuar
zbardhjen e së vërtetës dhe procedimin
e fajtorëve. Familjarët
e viktimave nga tragjedia theksojnë
se "si të dëmtuar, do të
vijojmë të jemi palë në procesin
penal ku kërkojmë procedimin
e fajtorëve".
Brenda tri seancave të para
për tragjedinë e Gërdecit, Prokuroria
e Përgjithshme është
rrëzuar dy herë, dukë vënë në
pikëpyetje zbardhjen e ngjarjes
së rëndë të ndodhur më 15
mars 2008 në periferi të Tiranës,
ku humbën jetën 26 persona
dhe qindra të tjerë u plagosën.
Prokuroria dhe trashëgimtarët
e viktimave ia vënë "fajin" trupit
gjykues të Gjykatës së Lartë, i cili
ka shkelur haptazi ligjet, ndërsa
procesi tashmë mund të cilësohet
me plot gojë antikushtetues.
Sipas të gjitha gjasave, procesi
mund të kalojë në Gjykatën
Kushtetuese. Një ndër parregullsitë
që shfaqen është konflikti
i interesit të tre prej anëtarëve
të Kolegjit Penal, të cilët votuan
ndarjen e procesit. Ata "akuzohen"
se kanë konflikt interesi.
Familjarët e viktimave të
Gërdecit, të cilët kanë ndjekur
nga afër të gjitha proceset gjyqësore,
kanë reaguar ashpër ndaj
vendimit të Gjykatës së Lartë
për ndarjen e procesit, duke
këmbëngulur se është antiligjor.
Përfaqësuesja ligjore e tyre në
gjykatë, Blerta Kraja, tha se ky
Kolegj Penal ka shkelur haptazi
ligjet e shtetit shqiptar. Ajo shtoi
se do të verifikojë vendimin
përfundimtar dhe nuk do të
pranojë që Gjykata e Shkallës
së Parë të verifikojë padinë për
dëmshpërblim, por do t‘i drejtohet
Gjykatës Kushtetuese për një
unifikim të këtyre vendimeve.
Në deklaratën pas seancës për
ndarjen e procesit, avokatja tha
se do të ndjekë të gjitha rrugët
ligjore, madje për këto kërkesa
do t‘i drejtohet edhe Gjykatës së
Strasburgut.
Konflikti i interesit për gjyqtaren Irma Bala
Konflikti i interesit i gjyqtares
Irma Bala konsiston se
gjyqtarja ka marrë pjesë
në gjykimin, në Gjykatën e Lartë,
në dhomën e këshillimit të një
prej kërkesave të Prokurorisë së
Përgjithshme, gjatë hetimeve
paraprake të këtij procedimi. Në
nenin 15 të Kodit të Procedurës
Penale thuhet se "nuk mund të
marrë pjesë në gjykim gjyqtari
që ka vleftësuar masën e sigu-
rimit ose çdo kërkesë tjetër të
prokurorit të paraqitur gjatë
hetimit paraprak në të njëjtin
procedim". Gjyqtarja ka marrë
pjesë në shqyrtimin, në dhomën
e këshillimit, të rekursit të paraqitur
nga personi nën hetim kundër
Prokurorisë së Përgjithshme, për
një kërkesë të kësaj të fundit gjatë
hetimeve paraprake, për vendosjen
e sekuestros konservative.
Nga ana tjetër, Gjykata e Strasburgut
në çështjen ‘Driza kundër
Shqipërisë‘, vendimi i datës
13 nëntor 2007, konfirmon në
pikën 3, të diapozitivit të atij
vendimi, ndër të tjera se: "... ka
pasur shkelje të nenit 61 të konventës,
për sa i takon mungesës
së paanshmërisë subjektive të
kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe
të mungesës së paanshmërisë
objektive të Gjykatës së Lartë...".
Në pjesën përshkruese arsyetuese
të këtij vendimi rezulton se ka
munguar paanshmëria objektive
e Gjykatës së Lartë, pasi tre nga
gjyqtarët kanë qenë pjesëmarrës
në dhomën e këshillimit, si dhe
në gjykimin në themel, po ashtu
është evidentuar pjesëmarrja e
dyfishtë e kryetarit të asaj gjykate.
Si përfundim trashëgimtarët e
viktimave të Gërdecit kërkojnë
që gjyqtarja Bala të heqë dorë
nga gjykimi.
Konflikti i interesit për gjyqtarin Besnik Imeraj
Menjëherë sapo na legjitimoi ky
Kolegj, ne po paraqesim kërkesën
tonë për përjashtimin
e gjyqtarit z.Besnik Imeraj në të njëjtën
kohë dhe kryetar i këtij Kolegji. Shkaqet
për të cilat kërkojmë përjashtimin e tij
janë si më poshtë:
Së pari, nga aktet që ndodhen në
fashikullin e gjykimit, rezulton se vajza
e këtij gjyqtari, Marsela Imeraj, ka qenë
e autorizuar si avokate nga administratori
i shoqërisë "Albademil" që më datën
01.08.2007 për të kryer veprime në emër
dhe për llogari të kësaj shoqërie pranë
QKR-së. Në një kohë që, në këtë proces
gjyqësor, si administratori Mihal Delijorgji,
por edhe vetë personi juridik "Abademil",
janë me cilësinë e të pandehurve
dhe të të paditurve civilë. Në nenin 17,
pika 1, shkronja "b" në Kodin e Procedurës
Penale, parashikohet ndër të tjera
se: "Gjyqtari ka për detyrë të heqë dorë
nga gjykimi i kësaj çështjeje konkrete ...
b)... kur mbrojtësi a përfaqësuesi i njërës
prej këtyre palëve është gjini e afërt e tij
ose e bashkëshortit të tij...
Trashëgimtarët e familjarëve të Gërdecit
ankohen se gjyqtari Besnik Imeraj
nuk duhet ta gjykonte këtë çështje, sepse
i bie që të gjykojë mbi veprimet e kryera
nga vajza e tij. Sipas tyre, gjyqtari duhet
të kishte hequr dorë nga gjykimi i kësaj
çështjeje. Në dosjen e prokurorisë është
një autorizim i datës 01.08.2007, i lëshuar
nga administratori i shoqërisë "Albademil",
praktika e regjistrimit në QKR të kalimit
të kuotave nga ortaku Patrik Henri
te Mihal Delijorgji, të datës 04.12.2007
dhe një kartelë e të dhënave familjare që
provon se avokatja Marsela Imeraj është
vajza e gjyqtarit Besnik Imeraj.
Vajza e gjyqtarit ka qenë avokate e
këtyre të pandehurve, në një aktivitet
tregtar, që ka sjellë këtë pasojë kriminale,
nuk ka qenë thjesht avokate në një
çështje familjare apo pronësore, por ka
kryer veprime si avokate në kalimin e
kuotave të "Albademil" sh.p.k.
Qoftë dhe vetëm për këtë shkak ligjor,
gjyqtari Imeraj duhet të heqë dorë vetë
nga gjykimi i kësaj çështjeje, ose nëse kjo
nuk ndodh, atëherë me patjetër duhet të
vendoset përjashtimi i tij.
Konflikti i interesit për gjyqtaren Evjeni Sinoimeri
Gjyqtarja Evjeni Sinoimeri ka marrë
pjesë në gjykim në këtë gjykatë
të dy kërkesave të Prokurorisë së
Përgjithshme gjatë hetimeve paraprake
të këtij procedimi. Përkatësisht gjyqtarja
Sinoimeri ka gjykuar si gjyqtare në Kolegjin
Penal kërkesën e Prokurorisë së
Përgjithshme për caktimin e masës së
sigurimit ndaj personit nën hetim, Mihal
Delijorgji. Për më tepër, po kjo gjyqtare
ka marrë pjesë në shqyrtimin në dhomën
e këshillimit, të rekursit të paraqitur nga
personi nën hetim kundër Prokurorisë së
Përgjithshme, për një kërkesë të kësaj të
fundit gjatë hetimeve paraprake.
Qëndrimi i mësipërm është i rikonfirmuar
edhe nga jurisprudenca e Gjykatës
Kushtetuese dhe ajo e Gjykatës së
Strasburgut. Konkretisht me vendimin
numër 12. datë 13.04.2007 të Gjykatës
Kushtetuese rikonfirmohet ndër të tjera
se: "....shqyrtimi i çështjes nga Kolegji
Penal i Gjykatës së Lartë, në dhomën e
këshillimit, është pjesë e rëndësishme e
procesit gjyqësor në tërësi dhe si i tillë, në
përputhje me natyrën e këtij shqyrtimi
në dhomën e këshillimit duhet të respektojë
parimet themelore të procesit të
rregullt ligjor në kuptimin kushtetues...".
Edhe për gjyqtaren Sinoimeri, trashëgimtarët
e viktimave të Gërdecit, kujtojnë
se duhet të japë dorëheqjen pasi
çështja "Driza kundër Shqipërisë" nuk e
lejon që gjyqtarja të marrë pjesë në këtë
proces. Vendimi i datës 13 nëntor 2007
konfirmon në pikën 3, të diapozitivit
të atij vendimi, ndër të tjera se: "... ka
pasur shkelje të nenit 61 të konventës,
për sa i takon mungesës së paanshmërisë
subjektive të kryetarit të Gjykatës së
Lartë dhe të mungesës së paanshmërisë
objektive të Gjykatës së Lartë...".
Në pjesën përshkruese arsyetuese të
këtij vendimi rezulton se ka munguar
paanshmëria objektive e Gjykatës së
Lartë, pasi tre nga gjyqtarët kanë qenë
pjesëmarrës në dhomën e këshillimit,
si dhe në gjykimin në themel, po ashtu
është evidentuar pjesëmarrja e dyfishtë
e kryetarit të asaj gjykate. Si përfundim
trashëgimtarët e viktimave të Gërdecit
kërkojnë që gjyqtarja Sinoimeri të heqë
dorë nga gjykimi.