E Shtunë, 31 Tetor 2026

2009, vit i madh për Gjermaninë

Gjermania nuk do të jetë keq me festime
këtë vit. Në vjeshtë do të mbushen 2
dhjetëvjeçarë nga rënia e Murit të Berlinit,
ngjarja që shënoi ribashkimin e dy
Gjermanive pas një ndarjeje të gjatë. Ndërkohë,
të shtunën e kaluar vendi ka festuar 60-vjetorin e
themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë.
Në fakt, kjo datë është po aq e rëndësishme sa
edhe vetë data e shembjes së Murit të Berlinit dhe
rënies së komunizmit në Gjermaninë Lindore. Pas
shkatërrimit thuajse të plotë të vendit pas Luftës II
Botërore, vendi si një Feniks i vërtetë u ngrit nga
hiri e u ribë i tëri. Kushtetuta e re u fi rmos më 23
maj të vitit 1949 në Bon që ishte edhe kryeqyteti i
Gjermanisë Perëndimore deri në bashkimin e saj
në vitin 1999. Në atë kohë, vendi ishte në situatën
më të rëndë të gjithë historisë së tij moderne.
Lufta e II Botërore dhe Holokausti e transformuan
Gjermaninë. Vendi që dikur kishte qenë atdheu i
poetëve dhe mendimtarëve të shquar, i admiruar
në të gjithë botën, tani po tregohej me gisht si
vendi i vrasësve dhe barbarëve. Kudo ku gjermanët
udhëtonin konsideroheshin, apo shiheshin si të
ishin kriminelë. Vendi i tyre u nda në dy pjesë nga
fi timtarët e luftës nga komunistët dhe kapitalistët
dhe Gjermania shpëtoi mrekullisht nga huazimi
dhe shndërrimi në një shtet agrar pa industri.
60 vjet më vonë, gjermanët po jetojnë në paqe
me fqinjët. Ta ndajnë së bashku me vende të
tjera një monedhë të përbashkët, euron, si dhe
Institutin e Bashkimit Evropian. Nga një vend që
prodhonte dhe hidhte bomba, Gjermania është
shndërruar në vendin e tretë më industrial në
botë dhe vendin që zë kreun e klasifi kimit për sa
u përket eksporteve. Në njërën prej gjysmave të
dikurshme të vendit, atë perëndimore, Gjermania
ndërtoi një demokraci model e për t‘u pasur zili që
shquhet për stabilitetin e saj. Kur edhe lindorët u
shndërruan në qytetarë të Gjermanisë së madhe
e të bashkuar pas rënies së Murit të Berlinit në
vitin 1989, i erdhi fundi, në mënyrë paqësore edhe
ndarjes së Gjermanisë. Ai ishte vetëm një nga
pjesët e Perdes së Hekurt. Në Gjermani, gazetat
dhe televizionet, gjatë gjithë vitit kanë fi lluar dhe
do të vazhdojnë të bëjnë retrospektivë, por edhe
të shohin përpara, duke vlerësuar dhe analizuar
perspektivën historike. Ky vit do të jetë një moment
për lëvdimin e arritjeve të jashtëzakonshme
gjermane në dhjetëvjeçarët pas Luftës II Botërore,
si dhe për refl ektimin ndaj dështimeve dhe rasteve
të humbura. Kështu, gjermanët do të diskutojnë
se si në vitin 1955, kancelari i atëhershëm, Konrad
Adenauer, ndihmoi në lirimin e pengjeve të fundit
gjermanë nga Lufta II Botërore që ndodheshin në
Bashkimin Sovjetik. Ata do të diskutojnë se si në
vitin 1970 kancelari i atëhershëm i Gjermanisë
Perëndimore, Vili Brand, u gjunjëzua para monumentit
të viktimave të Getos së Varshavës, duke
treguar kështu para të gjithëve faktin se Gjermania
ishte penduar dhe se kërkonte thellësisht ndjesë
për atë që kishte ndodhur gjatë luftës. Më pas,
gjermanët do të fl asin edhe për Benno Ohnesorgun,
një demonstrues që u godit për vdekje nga një
ofi cer policie berlinez në vitin 1967 dhe që ndihmoi
në ndezjen e lëvizjes studentore të krahut të majtë,
organizatë që terrorizoi Gjermaninë në vitet ‘70
dhe ‘80. Njerëzit do të mendojnë dhe fl asin edhe
për Joshka Fisherin, që do bëhej ministri i Jashtëm
i Gjermanisë e që në vitin 1985, do të shkaktonte
një përfolje të madhe kur në betimin si ministër i
Mjedisit do të paraqitej me atlete sportive. E sigurisht
që gjermanët do të fl asin edhe për vitin 1989 kur
kancelari i atëhershëm i vendit, Helmut Khol, do
të dilte para mijëra demonstruesve të Gjermanisë
Lindore në Derezden, duke shpallur para tyre ëndrrat
për një të ardhme më të mirë e për shpresat
që nuk duhet të shuheshin kurrë. Foto të këtyre
momenteve dhe të tjera që kanë fi ksuar momente
të historisë gjermane të dhjetëvjeçarëve të fundit
janë bërë edhe ikona të Gjermanisë moderne.
Ato rrëfejnë ndryshimin rrënjësor të një vendi që
u shndërrua në një nga demokracitë më të suksesshme
në botë. Sot 82 milionë vetë jetojnë në
një vend si Gjermania dhe së bashku tashmë janë
bërë vendasit dhe emigrantët, të rinjtë e pleqtë,
ish-lindorët dhe perëndimorët. Sa më shumë kohë
ata kalojnë së bashku, aq më shumë identitetet e
tyre të ndryshme nisin të shkrihen e bëhen një.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›