E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Barca-Milan. Galliani: Eshtë Derbi i Botës

BARCELONE-Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, mezi pret takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës në Camp Nou.
67-vjeçari mendon se ndeshja e Grupi H është një ndeshje në mes të ekipit më të suksesshëm në histori dhe klubit më të mirë në botë për momentin, dhe e ka quajtur ndeshjen “Derbi i Botës”.

“Barcelona është klubi më i mirë në botë për momentin. Megjithatë, Milani është ekipi me më shumë tituj. Ndeshja mund të përshkruhet me lehtësi si ‘Derbi i Botës’. Është gjë e madhe të fillosh Ligën e Kampionëve me një ndeshje si kjo. Do të jetë një festë e madhe për futbollin”, ka thënë Galliani.

Milani e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve shtatë herë deri tani dhe ka përfunduar i dyti në katër raste të tjera. Vetëm Real Madridi ka fituar garën evropiane më shpesh, pasi ka nëntë tituj rekord.

Barcelona deri tani ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe është kampion në fuqi, pasi mposhti Manchester United me rezultat 3-1 në finalen e sezonit të fundit.

(d.b/Telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›