E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia e Bardhe i kerkon Sirise te ndale perfundimisht dhunen

Zyrtare te Shtepise se Bardhe thone se armepushimi i pjesshem qe ka filluar ne Siri eshte me mire se sa asnje armepushim por ata shprehen se ai nuk eshte i mjaftueshem. Zyrtaret thone se qeveria siriane nuk po vepron plotesisht ne perputhje me planin e paraqitur nga ish Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Kofi Annan.

Forcat qeveritare siriane duket se kane ndalur sulmet ndaj opozites. Por ka patur ende incidente te dhunshme dhe qeveria nuk pranoi kerkesen per te terhequr trupat brenda kazermave te tyre.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney u tha gazetareve se kjo eshte e papranueshme.

Nderkohe qe ka shenja te nje armepushimi paraprak qe po vazhdon edhe ne keto momente kjo nuk eshte e njejta gje me implementimin e plote te angazhimeve qe regjimi i Presidentit Assad ndermori 12 dite me pare kur tha se do te zbatonte planin e zotit Annan.

Zedhenesi Carney ashtu si zoti Annan me pare tha se qeveria siriane ka deshtuar ne zbatimin e nje pjese te marreveshjes se ndermjetesuar nga ish kreu i OKB-se.

Mesazhi yne per regjimin e zotit Asad eshte Ndalni vrasjen e  popullit tuaj. Ndalni dhunen. Angazhohuni per nje armepushim. Angazhohuni plotesisht per te zbatuar planin e zotit Annan. Terhiqni trupat. Terhiqni materialet dhe armet tuaja nga qendrat me popullsi urbane.

Me heret sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se Presidenti sirian Bashar al-Assad nuk mund te vecoje dhe zgjedhe cilat pjese te marreveshjes ai deshiron te pranoje e cilat jo.

Ajo gjithashtu tha se Uashingtoni e mbeshtet dergimin e nje misioni te OKB-se ne Siri per te monitoruar zbatimin nga ana e qeverise siriane te planit te te derguarit Kofi Annan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›