Nje shqiptare ne MTV polake
Vlera Xhakla
Vlera Xhaklaj po korr sukses ne boten e Show Biz ne Varshave
Është vetëm 20 vjeçe. Në pasaportë origjina e saj figuron “shqiptare nga Kosova”, por që në moshë të re ajo është zhvendosur bashkë me familjen në Varshavë të Polonisë. Në rrugëtimin sa në njërin cep të botës në tjetrin, familja kosovare e Vlera Xhaklës u vendos përfundimisht në Amerikë, aty ku sot vajza e tyre është një këngëtare e modele e agjencive më të mëdha të modës. “Sa i takon këngës, atë e kam nisur që në moshë të vogël, madje në Poloni kam marrë pjesë në një festival të rëndësishëm me hitin “Next Time”. Këtu në Amerikë, kam në projektet e mia një këngë të re, por momentalisht po merrem me modelingun dhe ky është angazhimi im parësor”, është shprehur Vlera. Modelja e re në moshë ka qenë për disa muaj pjesë e agjencisë “Elit”, si dhe imazhi i disa produkteve kozmetike që sot përdoren në sallonet më të famshme të bukurisë dhe nga parukierët personalë të disa këngëtarëve të huaj. Duke qenë pjesë e modës në Amerikë, Vlera përpiqet që çdo gjë ta vërë në funksion të punës. Kjo nënkupton edhe sakrifica. “Duhet të kem një trup perfekt, e doemos me linja të rregullta. Të qenit modele nuk është kurrë diçka e lehtë, sepse kjo kërkon shumë sakrifica. Disa orë në ditë palestër, një regjim ushqimor të mirë, pa e tepruar në kalori e yndyra. Nëse ke një trup të mirë dhe një fytyrë ndjellëse, sigurisht edhe pak fat, mund t’ia dalësh, sepse në Amerikë të jepen goxha mundësi”. Nuk janë vetëm moda dhe muzika, pasionet e mëdha të vajzës 20-vjeçare. Asaj i është ofruar edhe një rol në kinematografinë e huaj, për të cilin po punon momentalisht. Idhujt e saj mbeten Al Paçino dhe Leonardo di Caprio, ndaj jo vetëm nuk humbet asnjë grimë prej tyre, por shpesh përpiqet t’i imitojë në gjestikulacione. Vlera Xhakla, me një pamje tepër tërheqëse, ka bërë për vete jo pak meshkuj amerikanë. Ndonëse është ende 20 vjeçe, ajo nuk ngurron të thotë se prej dy vitesh i gëzohet një lidhje serioze me një djalosh simpatik. Nuk është tipi që hidhet shpejt në krahët e aventurave, ndaj ka zgjedhur një dashuri të stabilizuar në kohë, që ajo ende nuk e di sesi do përfundojë. Është shumë e re për të vulosur fatin e jetës, ndaj siç shprehet edhe ajo vetë, nëse karriera do t’i ecë mbarë, të tjerat vijnë me kohën…