Zajmina: Stop abuzimeve mediatike
Zajmina Vasjari
Showgirl shqiptare kerkon pakez qetesi
Jo pak herë është përfolur jeta e saj private, lidhja dhe ndarja nga Turi, dashuria e re, ndërprerja e studimeve për arkitekturë, veshjet e ekzagjeruara, dashuria më e fundit me një djalosh të panjohur, si dhe projektet muzikore. Kjo ka bërë që Zajmina Vasjarit t’i vijë në majë të hundës e të vendosë ndërprerjen e lidhjeve me mediat këtu në Tiranë, që sipas saj vetëm kanë abuzuar me emrin e këngëtares seksi. Duket se Zajit ato që shkruhen nëpër gazeta i duket ekzagjerime, për sa kohë që në faqet e tyre dalin fotot skandaloze të saj apo momentet intime ku ajo e ka të vështirë të kontrollojë veten. Pak si shumë egoiste na rezulton, pasi mediat tek e fundit këtë punë kanë: të zbulojnë gjithçka rreth personazheve VIP, e kjo do të ndodhë edhe nëse Zajmina nuk do ta hapë më celularin apo do të fillojë të maskohet në daljet e saj publike.