E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferet maqedonas perfshihen ne aksident

Elbasan- Automjetet e maqedonasve perfshihen ne dy aksidente ne rruget e Elbasanit, duke shkaktuar gjashte persona te plagosur. Ngjarja e pare u regjistrua rreth ores 19:15, ne aksin rrugor Peqin-Elbasan, ne vendin e quajtur kryqezimi i Gjocajt. Automjeti tip "Volvo", me targe SK 053 OR, i drejtuar nga Stane Debrovski, 55 vjec, eshte perplasur me automjetin tip "Lancia", me targe PE 2386 A, i drejtuar nga Ylvi Kruja. Te dy automjetet kane qene duke levizur ne te njejtin krah nga Peqini per ne Elbasan. Nga perplasja eshte demtuar bashkeshortja e Stane Debrovskit, Vesana, e cila eshte derguar ne spitalin kirurgjik te Elbasanit dhe tre persona te tjere qe udhetonin ne keto mjete. Rreth ores 02:00 ka filluar procedimi penal edhe ndaj Artur Skuro, nga Librazhdi, per aksidentimin e nje pasagjeri ne fshatin Qukes. Ndersa aksidenti i trete ka ndodhur po ne Librazhd, kur mjeti me targa te huaja, i drejtuar nga Gramoz Veliu, ka aksidentuar nje kembesore.

F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›