E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një skenë e re për Butrintin

Rindërtimi

Aktualisht, skena e drunjtë në amfiteatrin e Butrintit nuk është më. Pas disa vitesh nën ujë, ajo ka degraduar dhe organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”, kanë vendosur të mos rrezikojnë. “Skena ka qenë prej kohësh nën vëzhgimin tonë dhe të Parkut të Butrintit. Pas disa viteve nën ujë, erdhi momenti që duhej ribërë. Këtë fakt e kemi konstatuar prej muajsh dhe kemi punuar për të organizuar ribërjen e saj. Por meqenëse tani jemi pa skenë dhe nuk u bë ajo që duhej, kemi marrë përsipër bashkë me Parkun Arkeologjik të ribëjmë skenën dhe të zhvillojmë festivalin”, shprehet Alfred Bualioti, drejtori i festivalit. Sipas tij, skena e re mendohet të bëhet me një material më solid, duke marrë parasysh që mbi të do të ngjiten 210 artistë, të cilët përveçse do të interpretojnë, do të kenë lëvizje të shumta.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›