E Diel, 1 Nëntor 2026

"Politika na ka lodhur, por nuk duhet të braktisim votën"

Politika na ka lodhur të gjithëve, kjo është e vërteta! Në qytetin tim, Lushnje, njoh shumë njerëz që prej shumë kohësh nuk votojnë fare.

Është e rëndësishme të vihet në dukje, që ky veprim është humbja e një të drejte thelbësore. Është edhe detyrim që na bën të gjithëve përgjegjës për ata që zgjedhim. Është e pafalshme që në një demokraci përfaqësuese, ky detyrim nëpërkëmbet.

E kuptoj zhgënjimin, por një apel kam për ata që nuk votojnë: Mos i lini të tjerët, të vendosin për ju!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›