"Mjaft me vizita hipokritësh nëpër qytete të Shqipërisë!"
Këto ditë Kryeministri ka filluar një tur, për ato që i quan "suksese të qeverisë së tij". Sigurisht që është një tur euforik, i padobishëm, sepse do përdoret thjesht për demagogji.
Përtej ketij turi kryeministror virtual, një qytetar mund t'i rekomandojë Berishës dhe turin real. Jam i sigurt që po t'i përmendim këtë tur nuk mund të ketë aspak moral të bredhi nëpër Shqipëri. Gjithsesi këtë tur po e prek çdo shqiptar. Është ai shqiptar që përpara se të fërshëllejë për investimet qeveritare, më së pari viziton Gërdecin, tragjiken qeverisëse.
Po ky qytetar viziton dyqanet shqiptare që janë mbushur me lista, pa përmendur çmimet e larta, gjithashtu bën bilancin e korrupsionit, krimit dhe premtimet e një dite të bukur vere të vitit 2005.
Duhet të vizitojë dhe minierat e Bulqizës dhe spitalet shqiptare dhe internetin nëpër shkolla, dhe Zyrën e Punësimit e kështu me radhë. Prandaj është ky realitet që logjikisht detyron çdo Kryeministër të mos dalë duke brohoritur suksese, por më së pari të analizojë arsyet e dështimit, pavarësisht se në dukje nuk mund ta pranojë. Por as ne nuk mund të pranojmë vizita hipokritësh nëpër qytete të Shqipërisë.