Zbulimi i vendit te Rusise ne Evrope
Nga Joshka Fisher
Ish-Minister i Jashtem gjerman
Per 19 vjet, Perendimi (Amerika dhe Evropa) kane hequr qafe pergjigjen ndaj nje ceshtjeje vendimtare strategjike: Cfare roli duhet te luaje Rusia post-sovjetike globalisht dhe ne rendin evropian? A duhet ajo te trajtohet si nje partner i veshtire ose nje kundershtar strategjik ?
Edhe kur kjo zgjedhje u be teper e mprehte gjate krizes se luftes se shkurter te Rusise kunder Gjeorgjise veren e shkuar, perendimi nuk i dha nje pergjigje perfundimtare kesaj ceshtjeje. Nese ju do te ndiqni pjesen me te madhe te evropianolindoreve, Britanine e Madhe dhe administraten Bush, pergjigjja eshte nje "kundershtar strategjik". Por pjesa me e madhe e evropianeve preferuan "partnerin e veshtire". Keto alternativa ne dukje perjashtuese ndaj njera-tjetres kane nje gje te perbashket: asnjera prej tyre nuk ka qene shqyrtuar imtesisht deri ne fund.
Nese ju e shikoni Rusine si nje kundershtar strategjik - dhe rivendosjen e politikes se fuqise se madhe ruse nen Vladimir Putinin, ne dem te sundimit te ligjit ne politiken e brendshme dhe ate te jashtme, vertete flitet per kete - atehere perendimi duhet te ndryshoje rrenjesisht axhenden e tij. Megjithese Rusia nuk eshte me superfuqia qe ishte ne epoken sovjetike, ushtarakisht ajo eshte akoma nje fuqi e madhe, te pakten ne Evrope dhe Azi. Per te zgjidhur konfliktet e shumta rajonale (Irani, Lindja e Mesme, Afganistan/Pakistani, Azia qendrore, Korea e Veriut) dhe sfidat globale (mbrojtja e klimes, carmatimi, kontrolli i armeve, mosperhapja e armeve berthamore, siguria energjetike) qe jane prioritare ne axhenden perendimore, bashkepunimi me Rusine, eshte nje domosdoshmeri.
Nje ballafaqim strategjik me Mosken, ose nje lloj "lufte e ftohte e vogel", do ta minonte kete axhende, ose te pakten do ta nderlikonte dukshem implementimin e saj. Si pasoje lind pyetja nese kercenimi qe buron nga Rusia eshte aq i rende qe te kerkohet ky lloj riorientimi strategjik nga ana e perendimit? Une nuk besoj kete.
Pretendimet e Putinit per statusin e fuqise se madhe dhe politikat e tij te fuqise se madhe, nga pikepamja strukturore jane shume te cenueshme. Kjo eshte vecanerisht e vertete ne kohen kur cmimi i naftes ka rene poshte 40 USD per fuci. Dhe ai e di kete. Nga pikepamja demografike, Rusia eshte ne nje renie dramatike ne pikiate, ajo mbetet ekonomikisht dhe nga pikepamja sociale prapa; infrastruktura e saj eshte e pazhvilluar, ashtu sic jane investimet e saja ne edukim dhe kualifikimin profesional. Ekonomikisht, ajo varet kryesisht tek eksportet e energjise dhe lendeve te para, dhe ne perpjekjet e saja per modernizim ajo eshte e varur gjeresisht nga perendimi, vecanerisht Evropa. Megjithate, per shkak te pozites gjeopolitike dhe potencialit te saj, Rusia do te mbetet nje faktor i perhershem strategjik ne Evrope dhe Azi qe nuk mund te jete injoruar. Si pasoje per te integruar vendin ne nje partneritet strategjik eshte ne interesin e perendimit. Por kjo do te kerkoje nje politike perendimore te mbeshtetur mbi nje mendim afatgjate, nje siguri ne vetvete dhe nje pozicion autoritar dhe te forte, per arsye se Kremlini do te perceptoje cdo shenje ndarjeje dhe dobesie si nje inkurajim per t'u rikthyer ne politikat ruse te fuqise se madhe.
Disa muaj me pare, qeveria ruse doli me propozimin per te negociuar nje rend te ri evropian brenda kuadrit te OSBE-se. Rusia i konsideron marreveshjet nga vitet '90 si te padrejta, mbeshtetur ashtu sic pretendojne ata, mbi dobesine e saj ne ate kohe, dhe deshirojne t'i rishikojne ato. Objektivi kryesor strategjik i Moskes eshte te dobesoje madje te pengoje NATO-n si nje aleance ushtarake anti-ruse dhe te rivendose zonen e tij te influences evropianolindore dhe ne Azine qendrore.
Por Putin eshte duke bere nje gabim te madh ketu, per shkak se te gjitha keto synime jane te papranueshme per perendimin dhe Kremlini akoma nuk duket se e ka kuptuar qe garancia me e mire dhe me efektive e ekzistences se NATO-s ishte, eshte, dhe do te vazhdoje te jete, nje politike e jashtme agresive ruse.
Ne ish-vendin meme te Marksizem-Leninizmit, udheheqesit akoma nuk duket se e kuptojne dialektiken. Ne fund te fundit, nese qeveria ruse deshiron vertete te arrije nje ndryshim ne status-kuone post-sovjetike, ajo duhet, se pari dhe ne menyre kryesore, te ndjeke nje politike perballe fqinjeve te tij qe redukton me teper sesa rrit shqetesimet. Por kjo zbatohet ne menyre te ngjashme ndaj perendimit: nga njera ane, parimet e nje Evrope te re ashtu sic jane percaktuar nga OSBE-ja, e cila, pas 1989/1990 nuk lejon qe vendimet mbi aleancat te jene subjekt i vetos te nje fqinji me te madh. E njejta gje dhe per zgjedhjet e lira dhe te fshehta dhe mosprekjen e kufijve. Nga ana tjeter, sistemet e mbrojtjes kunder raketave ne Poloni dhe Republiken ceke, dhe perspektiva e aderimit ne NATO per Gjeorgjine dhe Ukrainen, merr pretendon konfrontimin ku ai nuk eshte aspak i nevojshem.
Perendimi nuk duhet te hedhe poshte deshiren e Rusise per negociata te reja mbi nje sistem evropian sigurie. Me mire, ai duhet te jete pare si nje mundesi per t'iu pergjigjur me ne fund pyetjes kyc mbi vendin e Rusise brenda Evropes. NATO duhet te luaj rolin kryesor ketu, per shkak se ajo eshte e domosdoshme per shumicen e gjere te evropianeve dhe per Ameriken. Nje marreveshje e mundshme mund te ishte qe parimet dhe institucionet ekzistuese te rendit evropian post-sovjetik, perfshi edhe NATO, te mbeteshin te pandryshuara dhe te jeni pranuar dhe implementuar nga Rusia, e cila do te merrte nje rol rritur dukshem brenda NATO-s, perfshi edhe perspektiven e anetaresimit te plote. Natyra periferike e Keshillit NATO-Rusi nuk eshte mjaft e qarte dhe nuk funksionon.
Por perse te mos mendohet mbi transformimin e NATO-s ne nje sistem real evropian sigurie, duke perfshire Rusine? Rregullat e lojes duhet te jene ndryshuar dhe nje mori e tere objektivash strategjike mund te jene arritur - siguria evropiane, konfliktet ne rajonet fqinje, siguria energjetike, reduktimi i armeve, mosperhapja e armeve te shkaterrimit ne mase etj. Po, nje hap i tille i guximshem do ta transformonte NATO. Por ai do te transformonte akoma edhe me shume Rusine.
Nese i trajton keto diskutime me Rusine pa iluzione, me nje arsyetim te qarte te interesave te veta strategjike dhe me ide te reja per partneritetin dhe bashkepunimin, me e keqja qe duhet te kihet frike eshte deshtimi. Sigurisht, ky trajtim presupozon dy gjera qe nuk ekzistojne per momentin: nje trajtim i perbashket transatlantik per marredheniet ndaj Rusise, dhe nje Bashkim Evropian qe vepron ne nje unison shume me te madh dhe eshte si pasoje me i forte. Megjithate, sfida e parashtruar nga Rusia nuk lejon ndonje zvarritje te metejshme. Thjesht ka shume gjera qe jane ne loje.
Publikuar dje ne "The Guardian"