Zamir Shtylla: Jam në dorë të Ina Ramës
Kryehetuesi i tragjedisë
së Gërdecit, Zamir Shtylla,
tregon detajet e
dorëheqjes së tij, të
cilën ia ka paraqitur dy ditë më
parë Prokurores së Përgjithshme.
Në një prononcim për
gazetën "Shqip", Shtylla pohon
se fati i tij në prokurori është në
"dorën" e Ina Ramës, e cila ka të
gjithë kohën e nevojshme për të
vendosur. Numri dy i akuzës shqiptare
pohon se dorëheqja nuk
ka qenë e parevokueshme dhe si
pasojë mirëpret çdo vendim e
shefes së tij. Nëse Kryeprokurorja
nuk e pranon dorëheqjen, Shtylla
pohon se do të zbatojë vendimin,
duke iu kthyer edhe një
herë detyrave. Por cilat ishin arsyet
e dorëheqjes së tij nga posti
i drejtorit të kontrollit të hetimit
dhe ndjekjes penale? Nëpërmjet
telefonit, Zamir Shtylla pohon
se ishin sulmet politike në
"adresë" të tij, nga qarqet politike
dhe mediatike, të cilat ishin
"urdhëruar" t‘i përbaltin figurën
si prokuror. Duke u gjendur në
një situatë të tillë, si dhe me hyrjen
në fuqi të ligjit të pastërtisë
së figurës, Shtylla pohoi se preferonte
të jepte dorëheqjen nga
hetimi i tragjedisë së Gërdecit,
duke mos i dhënë "këna-qësi"
zyrtarëve të qeverisë të verifikojnë
moralin ose figurën e tij.
"Arsyeja e largimit tim nga hetimi
i tragjedisë së Gërdecit ka të
bëjë me deklaratat e politikës
për personin tim. Preferoj që
një hetim kaq kompleks, siç
është ai i tragjedisë së Gërdecit,
ku humbën jetën 26 persona
dhe 300 të tjerë u plagosën, të
mos politizohet", pohon kreu i
hetimeve në Prokurorinë e
Përgjithshme, duke saktësuar
se veprimi i tij është në të mirën
e procedimit penal.
Largimi nga
prokuroria
Numri dy i Prokurorisë së
Përgjithshme, në rang drejtorësh,
pohon se ka menduar
largimin përfundimtar nga
sistemi i prokurorisë. I pyetur
nga "Shqip" nëse mund të jepte
dorëheqje përfundimtare, Shtylla
është përgjigjur: "Tashmë
po pres vendimin e Prokurores së
Përgjithshme për largimin nga
posti i drejtorit të hetimit dhe
kontrollit të ndjekjes penale, si
dhe largimin nga hetimi i dosjes
‘Gërdeci‘". Ai ka deklaruar gjithashtu
se nuk ka vendosur se çfarë
do të bëjë pas kësaj "situate", por
një "zgjidhje" e mirë do të ishte
edhe largimi përfundimtar nga
sistemi i drejtësisë. Në vijim të
prononcimit, ai pohon se është
duke e menduar një vendim të
tillë, por për momentin nuk
dëshiron të komentojë zgjidhjet
e mëvonshme, pasi gëzon atrib-
utet e prokurorit dhe se ka kryer
një betim kur ka marrë detyrën.
Vendimi
Prokurorja e Përgjithshme,
Ina Rama, nuk ka marrë ende
një vendim përfundimtar për
pranimin ose jo të dorëheqjes së
Zamir Shtyllës. Zëdhënësja e
akuzës qendrore, Holta Zhiti,
deklaroi dje se njoftimi do të
bëhet publik sapo të merret.
Ndërkaq, në bazë të ligjit për
prokurorinë, Prokurorja e Përgjithshme
ka të drejtën ekskluzive
për të pranuar ose jo
dorëheqjen e prokurorit Zamir
Shtylla. Ajo mund të vendosë po
ashtu për shkarkimin ose jo të tij
nga posti i drejtorit të Hetimit
dhe Ndjekjes Penale në Prokurorinë
e Përgjithshme. Duke
iu referuar ligjit, është numri
një i akuzës personi që vendos
nëse mund të heqë një drejtues
hetimesh nga një procedim
penal dhe jo Këshilli i
Prokurorëve. Në lidhje me
dosjen "Gërdeci", burime nga
akuza qendrore thanë se para
muajit mars, kur përfundon
afati i hetimit, do të merren
vendime të rëndësishme.
Dje, Shtylla jashtë Tirane
Pas dorëheqjes,
Zamir Shtylla ka
preferuar të "pushojë",
në pritje të vendimit të
Prokurores së Përgjithshme.
Ai ka qëndruar dje
jashtë Tirane, ndërsa
burimet zyrtare nga akuza
qendrore thanë se
Shtylla vazhdon të jetë
në krye të drejtorisë së
hetimit dhe ndjekjes
penale. Por largimi nga
Tirana i Shtyllës mund të
ketë lidhje me punën.
Vetë prokurori konfirmoi
se ndodhet jashtë
kryeqytetit. Ndërkaq në
Prokurorinë e Përgjithshme
ka nisur "listimi" i
emrave në këtë institucion,
të cilët pritet të japin
dorëheqje.
së Gërdecit, Zamir Shtylla,
tregon detajet e
dorëheqjes së tij, të
cilën ia ka paraqitur dy ditë më
parë Prokurores së Përgjithshme.
Në një prononcim për
gazetën "Shqip", Shtylla pohon
se fati i tij në prokurori është në
"dorën" e Ina Ramës, e cila ka të
gjithë kohën e nevojshme për të
vendosur. Numri dy i akuzës shqiptare
pohon se dorëheqja nuk
ka qenë e parevokueshme dhe si
pasojë mirëpret çdo vendim e
shefes së tij. Nëse Kryeprokurorja
nuk e pranon dorëheqjen, Shtylla
pohon se do të zbatojë vendimin,
duke iu kthyer edhe një
herë detyrave. Por cilat ishin arsyet
e dorëheqjes së tij nga posti
i drejtorit të kontrollit të hetimit
dhe ndjekjes penale? Nëpërmjet
telefonit, Zamir Shtylla pohon
se ishin sulmet politike në
"adresë" të tij, nga qarqet politike
dhe mediatike, të cilat ishin
"urdhëruar" t‘i përbaltin figurën
si prokuror. Duke u gjendur në
një situatë të tillë, si dhe me hyrjen
në fuqi të ligjit të pastërtisë
së figurës, Shtylla pohoi se preferonte
të jepte dorëheqjen nga
hetimi i tragjedisë së Gërdecit,
duke mos i dhënë "këna-qësi"
zyrtarëve të qeverisë të verifikojnë
moralin ose figurën e tij.
"Arsyeja e largimit tim nga hetimi
i tragjedisë së Gërdecit ka të
bëjë me deklaratat e politikës
për personin tim. Preferoj që
një hetim kaq kompleks, siç
është ai i tragjedisë së Gërdecit,
ku humbën jetën 26 persona
dhe 300 të tjerë u plagosën, të
mos politizohet", pohon kreu i
hetimeve në Prokurorinë e
Përgjithshme, duke saktësuar
se veprimi i tij është në të mirën
e procedimit penal.
Largimi nga
prokuroria
Numri dy i Prokurorisë së
Përgjithshme, në rang drejtorësh,
pohon se ka menduar
largimin përfundimtar nga
sistemi i prokurorisë. I pyetur
nga "Shqip" nëse mund të jepte
dorëheqje përfundimtare, Shtylla
është përgjigjur: "Tashmë
po pres vendimin e Prokurores së
Përgjithshme për largimin nga
posti i drejtorit të hetimit dhe
kontrollit të ndjekjes penale, si
dhe largimin nga hetimi i dosjes
‘Gërdeci‘". Ai ka deklaruar gjithashtu
se nuk ka vendosur se çfarë
do të bëjë pas kësaj "situate", por
një "zgjidhje" e mirë do të ishte
edhe largimi përfundimtar nga
sistemi i drejtësisë. Në vijim të
prononcimit, ai pohon se është
duke e menduar një vendim të
tillë, por për momentin nuk
dëshiron të komentojë zgjidhjet
e mëvonshme, pasi gëzon atrib-
utet e prokurorit dhe se ka kryer
një betim kur ka marrë detyrën.
Vendimi
Prokurorja e Përgjithshme,
Ina Rama, nuk ka marrë ende
një vendim përfundimtar për
pranimin ose jo të dorëheqjes së
Zamir Shtyllës. Zëdhënësja e
akuzës qendrore, Holta Zhiti,
deklaroi dje se njoftimi do të
bëhet publik sapo të merret.
Ndërkaq, në bazë të ligjit për
prokurorinë, Prokurorja e Përgjithshme
ka të drejtën ekskluzive
për të pranuar ose jo
dorëheqjen e prokurorit Zamir
Shtylla. Ajo mund të vendosë po
ashtu për shkarkimin ose jo të tij
nga posti i drejtorit të Hetimit
dhe Ndjekjes Penale në Prokurorinë
e Përgjithshme. Duke
iu referuar ligjit, është numri
një i akuzës personi që vendos
nëse mund të heqë një drejtues
hetimesh nga një procedim
penal dhe jo Këshilli i
Prokurorëve. Në lidhje me
dosjen "Gërdeci", burime nga
akuza qendrore thanë se para
muajit mars, kur përfundon
afati i hetimit, do të merren
vendime të rëndësishme.
Dje, Shtylla jashtë Tirane
Pas dorëheqjes,
Zamir Shtylla ka
preferuar të "pushojë",
në pritje të vendimit të
Prokurores së Përgjithshme.
Ai ka qëndruar dje
jashtë Tirane, ndërsa
burimet zyrtare nga akuza
qendrore thanë se
Shtylla vazhdon të jetë
në krye të drejtorisë së
hetimit dhe ndjekjes
penale. Por largimi nga
Tirana i Shtyllës mund të
ketë lidhje me punën.
Vetë prokurori konfirmoi
se ndodhet jashtë
kryeqytetit. Ndërkaq në
Prokurorinë e Përgjithshme
ka nisur "listimi" i
emrave në këtë institucion,
të cilët pritet të japin
dorëheqje.