Vaksina, Ne mars mberrin kutia me pesellojeshe
Strategjia e Ministrise se Shendetesise se bashku me ISHP-ne, ne muajin mars pritet te fusin vaksinen e cila permban 5 lloje te tilla ne nje kuti. Kjo do te jete pentavaksina, ose ndryshe polivaksina. Ne kete mbeshtjelle mbrojtese do te perfshihet vaksina kunder difteritit, tetanosit, pertusit (kolla e mire), Hepatiti B dhe hemofilus influenca (meningjitit). Te gjitha vaksinat qe sot kryhen nje nga nje, sipas nje kalendari te percaktuar shendetesor, do te behen nje here ne dy muaj dhe te gjitha se bashku. Mbledhja e pese vaksinave per parandalimin e pese semundjeve ne nje shiringe (ose ne nje vaksine pentovax), do te mundesoje qe femijet ne moshe te vogel te injektohen vetem nje here. Fatura e kostos per futjen e pentavaksines ne sherbimin tone shendetesor do t'i kushtoje fondit te shendetesise shqiptare, rreth 640 mije USD. Megjithate, e gjithe fatura do te paguhet me bashkefinancim. Kjo do te thote se nje pjese e vaksinave do te paguhen nga donatoret nderkombetare dhe nje pjese do te perballohet nga Ministria e Shendetesise.