E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tërmet 6.6 ballë godet Siberinë, s’ka të lënduar

MOSKË - Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi jugperëndimin e Siberisë, njoftoi Instituti Gjeofizik amerikan (USGS). Sipas autoriteteve ruse, ky tërmet nuk ka shkaktuar asnjë viktimë.

''Tërmeti u regjistrua në orën 15:21 në një thellësi prej gjashtë kilometrash'', - bënë të ditur sismiologët.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 94 kilometra në lindje të Kyzylit, në Republikën ruse Tuva dhe 340 kilometra në verilindje të qytetit Ulaangom, në Mongoli, sipas USGS-së.

(er.nu/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›