Ndahet nga jeta kritiku i artit Adriatik Kallulli
TIRANË- Është ndarë sot nga jeta në moshën 70-vjecare, kritiku i njohur i artit dhe letrave shqipe Adriatik Kallulli. Ai vunte prej kohësh nga një sëmundjeje.
Ai ishte pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura për shumë vite dhe ishte përqendruar si lektor për lëndët e aktrimit.
Josif Papagjoni shkruante për të se ai ka qënë pedagogu i mijra të tjerëve, siç vazhdon të jetë.
“Ishte kritiku fjalë-zjarrtë, i shlirët, energjik, ngarendës, vrullues, dhe tejet i sinqertë, tejet i çiltër, si një fletë e bardhë, që ushqeu dhe brumosi, pse jo, vetëdijet tona si kritikë të rinj për të vrapuar, si edhe ai, nëpër fushëtirën dhe gërxhet e garës së mendimit estetik, të qasjes analitike, të hetimit shkencor, për të punuar mundësisht si ai në ugarët e vështirë e humbullues të dijes, të letërsisë, të arteve. Adriatik Kallulli ishte dhe është për letërsinë shqipe kritiku-poet”.
(ma.ar/BalkanWeb)