E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja e lirë, Stefanoviç: Nuk cënon Kushtetutën serbe

BEOGRAD - Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviç tha para një komisioni parlamentar serb për Kosovën, se marrëveshja për pikat kufitare paraqet paktin më të detajuar të arritur deri tani në bisedimet në Bruksel.
Sipas Stefanoviç, me këtë marrëveshje nuk është cënuar Kushtetuta dhe as ligjet e Serbisë.

Kryenegociatori serb tha se marrëveshja nënkupton, që në të gjitha pikat kufitare të kenë kontroll të përbashkët, por pa shfaqur simbolet, flamujt, stemat dhe gurët kufitarë.

“Të pranishëm në Merdar dhe Konçul, si deri më tash, do të jenë policia serbe, përfaqësues të Ministrisë së Financave të Servisë, policia e Kosovës, dogana e Kosovës. Ndërsa në Bërnjak dhe në Jarinë, doganierët kosovarë do të kenë rol vëzhgues, pasi që atë ekzekutiv e kryjenë doganierët e EULEX-it,” - deklaroi Stefanoviç.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›