Berisha festë me fëmijët e komunitetit rom
TIRANË- Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha, festuan sot paradite, së bashku me fëmijë të komunitetit rom, festat e fundvitit. Në një festë krejt të veçantë, Kryeministri dhe bashkëshortja e tij ndanë me fëmijët kënaqësinë dhe emocionin e festave, përmes vjershave të ndryshme të recituara nga ata, numrave magjikë dhe argëtimeve të tjera.
Kryeministri Berisha dhe Zonja e tij ndanë për fëmijët dhurata të ndryshme duke u uruar atyre, por edhe gjithë fëmijëve të Shqipërisë, një vit të mbarë e të gëzuar, ashtu siç ata e meritojnë.
“Nga kopshti ju do shkoni në shkollë, nga shkolla në jetë, duke e ndjekur shkollën gjithnjë e më të sigurt”, u shpreh Kryeministri, i cili garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për kushte më të mira dhe për një të ardhme tjetër për fëmijët e këtij komuniteti, ashtu siç ata e meritojnë.
Fëmijët e komunitetit rom shoqëroheshin edhe nga Presidentja e Shoqatës “Gruaja Rome”, znj. Meleqe Renja.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha me fëmijët e komunitetit rom