Kinë, heroina sexy që ndihmon të varfërit, ylli i ri i web-it
PEKIN – Një vajzë kineze, e cila gjatë natës ndihmon të varfërit nëpër rrugët e Pekinit, është shndërruar në heroinën më popullore në internet.
Heroina sexy që gjatë natës u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë, ndërsa gjatë ditës publikon në internet fotografitë e saj me tutë të zezë e maskë, ka regjistruar në mikroblogun e saj mbi 20 mijë fansa.
Në blogun e saj, vajza quhet “Beijing Bauhinia”, “Bauhinia e Pekinit” që vjen nga një lule e njohur në Hong Kong, që mban pikërisht emrin Bauhinia, si një një tjetër grua që vite më parë kishte bërë një gjë të ngjashme në Pekin.
Vajza e ka hapur mikroblogun e saj javën e kaluar, ku tregon për eksperiencën e saj me të varfërit, ndërsa lajmi për heroinën sexy u përhap me shpejtësi, duke bërë që blogu i saj të ketë me mijëra klikime çdo ditë.
Për disa njerëz, vajza po përpiqet t’i bëjë vetes pak publicitet dhe të bëhet e njohur, ndërsa të tjerë mendojnë se ajo po bën një gjë të mirë, që në ditët e sotme është e rrallë.
(er.nu/BalkanWeb)