E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venus, “kukulla reale” më e klikuar në internet

LONDER – Ajo e ka lëkurën të bardhë si dëbora, sytë të kaltër dhe të mëdhenj e flokët bionde. Tiparet e saj të veçanta e kanë shndërruar 15-vjeçaren Venus Palermo në një yll në internet.

Adoleshentja nga Anglia është cilësuar si një kukull reale dhe ka rreth 20 mijë ndjekës në rrjetin social Twitter, e rreth 30 mijë të regjistruar në kanalin e saj në YouTube, ku njihet si “Venus Angelic” .

Ata që shikojnë për herë të parë videot dhe fotot e saj në internet mbeten të habitur, pasi Venus ka një pamje plastike identike me një kukull.

Në videot e publikuara në internet, Venus shpjegon se si mund të shndërrohet çdo vajzë në një kukull reale. Ajo u shpjegon vajzave me detaje mënyrat se si duhet të trukohen, si të përgatisin maska për një lëkurë sa më të freskët, si të bëjnë vetë embëlsira të shijshme, apo si të lyejnë thonjtë.

“Në fillim shumë njerëz më bënin pyetje rreth pamjes sime, dhe prandaj më lindi ideja për të realizuar video me këshilla të cilat janë publikuar online.”- deklaroi 15-vjeçarja në emisionin Daybreak në televizionin ITV, në Angli.

“Do vishem si kukull gjatë gjithë jetës sime, nuk më intereson se sa vjeç do të jem. Kjo jam dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj që asnjeri. Kjo më bën të lumtur.”-vijoi më tej Venus.

(er.nu/corriere/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Venus, “kukulla reale” më e klikuar në internet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›