"Një test pozitiv, elozhe për të rinjtë e mbrojtjen"
"Ky ishte testi im i parë. Ne kemi një objektiv: I rëndësishëm për ne ishte niveli i lojës: të ndërtonim një lojë të mirë, sigurisht për të futur lojtarë të rinj dhe për të marrë diçka pozitive nga këta të rinj. Mbrojtja më la shije të mirë, ndoshta nga sulmi prisja diçka më shumë. Nuk duhet të harrojmë se na mungonte Bogdani. Jemi duke parë për të ardhmen, po punojmë shumë mirë, padyshim që ky ishte një fillim i rëndësishëm. Pas ndeshjes me Suedinë (1-4) morëm një mësim dhe sot e përmirësuam. Mbrojtja shfaqi më shumë siguri. Në pjesën e dytë luajtëm paksa të tërhequr dhe kjo u ndikua nga fakti që luanim në transfertë. Lika shumë mirë, Hyka pozitiv në të dytën, Bakaj gjithashtu. Mua më pëlqyen të gjithë lojtarët që luajtën sot. Skela, Duro, Cana etj., nuk i zëvendësova, pasi nuk doja ta humbja këtë ndeshje. Ishim më shumë të fokusuari te të rinjtë si Hyka, Lika, Bakaj, Muzaka e Lila, e kjo nismë do të vazhdojë. Ne po shikojmë për lojtarë të rinj që të luajnë në kampionatin shqiptar". A. M.