Një tifoze femër hyn në fushë dhe rreh arbitrin e ndeshjes
PEKIN-Mendonim se kishim parë gjithçka në futboll, por nga Kina vjen “çmenduria” e fundit e kësaj loje.
Një tifoze futbolli kineze është bërë protagoniste e një futjeje në fushë, duke goditur disa herë radhazi arbitrin e ndeshjes me anë të një shisheje plastike uji. Bëhej fjalë për një derbi të qytetit Dalian, në provincën verilindore të Liaoning. Në stadiumin e Liaoning Normal University përballeshin dy skuadrat e qytetit, Dalian Aerbin dhe Dalian Yteng, të dyja në kategorinë e dytë kineze. Skuadrat kanë një rivalitet historik mes tyre. Ndeshja përfundoi 2-0 për Dalian Yteng, por gjatë ndeshjes tifozeria kundërshtare akuzoi arbitrin dhe dy asistentët e tij se kanë vepruar në favor të skuadrës fituese, duke arbitruar në mënyrë të njëanshme ndeshjen. Në këto momente, një tifoze e Dalian Aerbin ka vendosur të hyjë në fushë dhe të lëshohet kundër arbitrit të ndeshjes.
është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të cilat kanë bllokuar gruan përpara se të plagoste seriozisht gjyqtarin. Ajo u dërgua jashtë nga agjentët, ndërsa ndeshja u ndërpre për më shumë se 6 minuta.
(d.b/A.Latifi/BalkanWeb)