Një tjetër Kenedi në Shtëpinë e Bardhë
Një tjetër Kenedi në Shtëpinë e Bardhë. Karolin Kenedi, 50 vjeçe, vajza e JFK, mund të bëhet zëvendësja e Obamës dhe të zgjidhë kështu situatën e krijuar me Hillari Klintonin, që tashmë është tërhequr nga gara, por që duket se pakkush do ta shohë përkrah Obamës. Kenedi, avokate, botuese e shkrimtare që në janar ka shprehur hapur mbështetjen për kandidatin me ngjyrë. Vajza e Xhon Fitxherald Kenedi, bën pjesë në komitetin prej tre personash për zgjedhjen e kandidatit për zëvendëspresident dhe në javët e fundit është bërë këshilltarja më e dëgjuar e Obamës. Dhe në këtë pikë, ka edhe një precedent historik. Dik Çeni, ka qenë anëtar i komitetit për përzgjedhjen e zëvendësit të Bushit, dhe në fund zgjodhi veten. Pra, gjithçka mund të ndodhë. Për më tepër që për amerikanët, familja Kenedi mban një aureolë mitologjike.