E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tjetër kullë, qeveria fal parkun Rinia në qendër të Tiranës

Në foto një nga projektet e propozuara

Një tjetër projekt zhvillimi urban në qendër të Tiranës vendos në fokus Parkun Rinia, këtë herë hapësirën e njohur si “Taivani”. Projekti “Tirana Fountain Plaza” ka prezantuar pesë propozime arkitektonike nga studio të njohura ndërkombëtare, të cilat synojnë transformimin e kësaj zone në kuadër të planeve për zhvillimin e kryeqytetit drejt vitit 2030.

Konkursi ndërkombëtar, i kërkuar nga shteti me nismë të sipërmarrjes private, përfshin pesë studio të arkitekturës bashkëkohore: Barozzi Veiga nga Spanja, BIG – Bjarke Ingels Group dhe COBE nga Danimarka, si dhe l’AUC dhe JDSA – Julien De Smedt Architects nga Franca.

Parku Rinia është ndër të paktat sipërfaqe me oksigjen në Tiranë e cila po kthehet në kullë si zbatim i projeksioneve të kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar kulla dhjetrakatëshe në vendet me çmimin më të lartë të pronës. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›