Vajzat vietnameze, nuk u ecën në Tiranë. Merren nga policia

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Last meeting”, kundër ushtrimit të prostitucionit në apartamente me qira ditore, veprimtari që reklamohej edhe në rrjetet sociale.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar pesë shtetase të huaja, tre vietnameze dhe dy kineze, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në tre apartamente në rrugët “Qemal Stafa”, “Him Kolli” dhe “Tomor Malasi”.
Sipas policisë, në kërkim është shpallur një 35-vjeçar vietnamez, i dyshuar se siguronte kundrejt përfitimit kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie nga tri prej grave të arrestuara, të cilat janë gjithashtu vietnameze.
Të arrestuarat janë V. P., 40 vjeçe, P. K., 42 vjeçe dhe P. M., 33 vjeçe, shtetase vietnameze, si dhe L. Y., 42 vjeçe dhe X. H., 42 vjeçe, shtetase kineze.
Ndërkohë, dy shtetas të tjerë janë vënë në hetim, pasi dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari.
Gjatë operacionit janë sekuestruar pesë telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për publikimin e njoftimeve dhe reklamimin e aktivitetit në rrjetet sociale.
Sipas Policisë së Tiranës, operacioni u zhvillua pas punës operative dhe monitorimit në hapësirën digjitale, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit online të prostitucionit që ushtrohet nga shtetase të huaja në banesa të marra me qira ditore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit të shpallur në kërkim.a.b