E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje tjeter shqiptar humbi jeten nga shperthimi ne fabrike

Itali

Shperthimi ne fabriken Paderno Dugnano i ndodhur me 4 nentor te ketij viti ka shkaktuar nje tjeter viktime. Behet fjale per 44-vjecarin shqiptar Arun Zeqiri i cili nderroi jete gjate nates ne spitalin e Torinos. Disa dite me pare ne spitalin e Xhenovas nderroi jete edhe 63-vjecari Serxhio Scapolan ndersa ne gjendje te rende mbeten ende dy te plagosur. Drejtuesi i kompanise xhaxhai i 44-vjecarit Adrian Zeqiri dhe pronari i impiantit te perpunimit te mbeturinave ku ndodhi edhe shperthimi jane regjistruar ne listen e te hetuarve nga Prokuroria e Monzes mbi te cilet rendon akuza e vrasjes. Vemendja e prokuroreve eshte perqendruar ne sistemin e sigurise ne pune. Nderkaq shkaqet e shperthimit ne fabrike diten e 4 nentorit mbeten ende te paqarta. Nga hetimet e fundit rezulton se grupi i punetoreve ishte duke punuar rreth konteniereve tretes e me hidrokarbure. Nderkaq mbetet per tu pare edhe gjendja e dy te plagosurve deshmia e te cileve pritet te zbardhe edhe shkaqet e kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›