E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta E ftoj drejtesine te hetoje pasurine time

Pergjigjja Zv/kryeministri tha se Edi Rama nuk ka sjelle asnje oferte per zgjedhjet

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim ministri i Ekonomise Ilir Meta deklaroi dje se Partia Socialiste duhet ti drejtohej prokurorise dhe organeve te tjera ligjore per te hetuar ne lidhje me pasurite qe ai dhe familja e tij kishin ne disponim. Pas akuzave te socialisteve per pasuri te fshehura nga ana e zevendeskryeministrit Meta deklaroi se keto akuza nuk mund te beheshin ne foltore partiake por akuzuesit duhet ti drejtoheshin organeve kompetente. Une i ftoj ti drejtohen zyrtarisht Institutit te Larte te Deklarimit te Pasurive ti drejtohen prokurorise Europolit Interpolit te ndjekin te gjitha rruget zyrtare theksoi kreu i LSI-se. Por nga ana tjeter Meta ironizoi edhe deklaratat e perfaqesuesve te PS-se per sa i perket disa pronave qe ai dispononte ne zona turistike te vendit. Per Gjirin e Lalzit une e ftoj gjithmone Edin atje dhe ai te pakten gjithmone do ta gjeje nje ngjale te fresket. Ju e dini qe une jam bujar dhe zemren e kam te gjere. Asnjehere nuk kam pasur dhe nuk kam asnje gje personale me te. Ai nuk me ftoi ne dasme por une i cova buqeten me te madhe dhe me te bukur u shpreh Meta ne lidhje me kreun e PS-se Edi Rama. Nga ana tjeter zevendeskryeministri Meta theksoi se Edi Rama duhet ta paraqiste zyrtarisht ate qe konsideronte oferte per zgjidhjen e ngercit politik. Rama ndryshe flet dhe ndryshe shkruan. Une nuk e kam nje oferte te tille dhe askush nuk e ka deri me sot. Kjo eshte vetem ne mendjen e Rames dhe nuk e besoj se atij i kushton ta shkruaje ne menyre korrekte e ftoi Meta kryetarin e PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›