Një tjetër shqiptare pozon e zhveshur

Eliada Ahmeti është shqiptarja e famshme, e cila prej shtatë vitesh merret me modelim dhe vite më parë fitoi, ”Miss Playmate Greece” në Greqi.
Vajza që vjen nga Elbasani, por që prej vitesh jeton në Greqi, së fundmi është shfaqur me disa fotografi ku shihet topless, në një plazh në Greqi.
Mësohet se, momentalisht, ajo ka ndërprerë kontratat e punës si modele dhe udhëheq një show program në një televizion jo shumë të shikuar në Greqi. Gjithashtu, pjesë e performancës së saj janë edhe fotosesionet nga të cilat nuk ndahet aspak.
”Bukuria është diçka shtazarake, nëse nuk shoqërohet edhe me mençuri”, citohet të ketë thënë Eliada në një intervistë dhënë për mediet atje./Indeksonline/