Vedat Ademi vjen me një tjetër baladë

Këngëtari nga Mitrovica por që prej vitesh jeton dhe punon në Tiranë, Vedat Ademi ka publikuar një tjetër këngë bashkë me videoklip.
Kënga mbanë titullin “Për ty” dhe është një tjetër baladë që i shtohet repertuorit të pasur të këngëtarit i cili tashmë e disa vite e ka mësuar publikun me këngë të bukura e të ndjeshme.
Ademi, i cili ka pak ditë që është bërë baba tha se këtë këngë ia kushtonë djalit të tij dhe bashkëshortes.
Paraprakisht Vedati emocionoi publikun me këngët “Një jetë me ty” dhe “Në frymën tënde” duke shënuar kështu vitin 2012 si shumë të suksesshëm për karrierën e tij.
Më poshtë keni klipin më të ri të Vedat Ademit. /Indeksonline/