Nje tjeter tragjedi ndodh ne sportin profesionist
Një tragjedi e re ka ndodhur në sport, e ngjashme me humbjen e jetës në fushë në futboll dhe më e rëndë sesa skandali i basteve në Itali. Dy spektatorë humbën jetën ndërsa ndiqnin një garë relli në Irlandë, pasi një makinë garuese doli nga rruga dhe u përplas me ta.
Ndonëse ndihma e shpejtë u dha menjëherë, goditja për dy prej spektatorëve ishte fatale. Policia shkoi me nxitim në vendin e ngjarjes dhe superintendenti Geri O’Brajën shpjegoi se “makina ndeshi një gungë në rrugë, fluturoi në ajër dhe ndërsa ra sërish në tokë, piloti humbi kontrollin dhe goditi grupin e spektatorëve që ishin rreth 30 vetë”.
Fatkeqësisht njerëzit e pësuan tragjedinë duke ndjekur njërin nga sportet që u pëlqen, ndërsa një gardh u shemb, në një vend ku tabela tregonte se rruga ishte e bllokuar për shkak të garës relli.
Një dëshmitar okular tha se “gjithçka ndodhi në një fraksion sekonde, nuk u kuptua kur filloi dhe kur përfundoi”.
Për njërit nga organizatorët e garës, shefit të Federatës së motosportit në Irlandë, Aleks Sinkler, gjithçka ndodhi krejt papritmas. Ai sqaron se “organizatorët shpenzojnë 90 për qind të buxhetit dhe përpjekjeve në aspektin e sigurisë dhe ja ku bie një rrufe në qiell të pastër, ishte kaq e papritur dhe kaq e dhimbshme”.
Sipas policisë fatkeqët ishin një grua 30-vjeçare që kishte qenë më parë ndihmëspilote dhe një fotograf sportiv 50-vjeçar.