Një ton drogë në rërë, kapen shqiptarët mafiozë
25/03/2011 Bosi italian i Kamorrës: “Me shqiptarët mund të bashkëpunosh se nuk e njohin frikën”
Aksioni “kasapët” zbulon rrjetin italo-shqiptar që sillte kokainë në Itali
ITALI- Policia italiane ka rënë në gjurmët e një grupi masiv që konsiderohet si furnizuesi më i madh i drogës në krahinën e Pulias, ku kishte bashkëpunim mafioz italo-shqiptar, pasi janë arrestuar 19 italianë, 9 shqiptarë dhe një shtetase polake. Operacioni u quajt “kasapët” dhe anëtarët akuzohen për lidhje kriminale në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndërkohë gjashtë shqiptarë të tjerë janë ende në kërkim. Gjatë këtij operacioni ushtarët e Guardia di Financës, gjetën të groposur në rërë 1.150 kg drogë, duke përfshirë kokainë dhe marihuana, me vlerë 6 milionë euro. Nga pala italiane i arrestuari është i ashtuquajturi kapo, Cossimo Zonno 67 vjeç, si dhe disa të tjerë. Shqiptarët e kapur janë përkatësisht 2 vëllezërit Aga, Luani dhe Dritani, si dhe kushëriri i tyre Luani, Artan Karaj, Ylli Dalipaj, Gentjan Hamzaraj, Petref Kondaj dhe Eduart Premtaj, të gjithë të lidhur drejtpërdrejt me Kamorrën. Pas arrestimit të tyre policia italiane ka konfiskuar një pasuri të madhe të të pandehurve dhe në total konfiskimi arrinte në shumën e 700 mijë eurove. Cossimo Zono ishte bos i familjes Zono, i cili u miqësua fillimisht me shqiptarët, të cilët e ndihmonin për shitblerje të mëdha dhe të vogla kokaine. Gjithë puna kryesore në këtë prizëm bëhej nga shqiptarët, të cilët sipas Zonos e bënin shumë mirë këtë punë “Me shqiptarët mund të bashkëpunosh se ata nuk, e njohin frikën”,- ka thënë Zono. Ideja dhe pikësynimi kryesor i bosit ishte përhapja dhe binjakëzimi me organizata të tjera mafioze. Marrëdhëniet me trafikantët shqiptarë, shefi Zono i ka favorizuar gjithmonë, sepse kishte me shumë fryte, gjithashtu dhe bashkëpunimi mjaft i vrullshëm me shqiptarin, i cili mendohet të jetë trafikanti më i madh i drogës në shtetin shqiptar, Arben Paluka, i cili u arratis nga Shqipëria më 26 tetor 2010, pas kapjes dhe arrestimit të operacionit “Shoku”. Gjithashtu një tjetër mafioz i shqiptar Artan Premtaj merrte nga shteti shqiptar ose siç e quante ai tokave e shqiponjave, sasi të mëdha kokaine dhe heroine dhe i transportonte në plazhet e Salentos, ku edhe krijoi marrëdhënie të qëndrueshme dhe të suksesshme me anëtarë të njohur të krimit lokal, të asaj zone, dhe kështu pushtonin gradualisht tregjet e trafikimit të lëndëve narkotike, në fillim në zonë lokale dhe më vonë rang kombëtar. G. Mulla