Zbulohet në oborrin e shtëpisë ujësjellës i shekullit XVI
25/03/2011 Në fshatin Kolonjë të Kurveleshit. Haxhi Mele po bënte punime në banesën e tij
GJIROKASTËR - Gjatë punës për sistemimin e oborrit të shtëpisë së tij, Haxhi Mele, nga fshati Kolonjë i Kurveleshit në rrethin e Gjirokastrës ka zbuluar rastësisht një fragment të një ujësjellësi të vjetër që përbën një objekt me vlera historike. Ritvana Mele, studente në vitin e tretë të universitetit “Eqrem Çabej”, në degën histori- gjeografi, e bija e Haxhiut është kujdesur që fragmenti i ujësjellësit të mos dëmtohet. Ajo tregon se kur gjatë gërmimit babai zbuloi në një tub qeramike, ndërpreu menjëherë punimet dhe së bashku vazhdoi të zbulojë pjesë të këtij objekti të rrallë. Më pas Ritvana njoftoi pedagogët e historisë dhe arkeologjisë në Gjirokastër dhe akademikun prof. dr. Myzafer Korkuti, të cilët i rekomanduan pjesëtarët e familjes Mele që të ruanin dhe mos dëmtonin ujësjellësin e zbuluar prej tyre. “Bëhet fjalë për një fragment të një ujësjellësi të vjetër, që të paktën në vendin e zbuluar është i shtrirë në një thellësi rreth një metër nën sipërfaqen e tokës”, shprehet arkeologu Dhimitër Çondi. Sipas tij, teknika e ndërtimit me tuba qeramike të ngushtë dhe me prerje në njërin krah dhe të gjerë dhe me prerje në të kundërt në krahun tjetër në mënyrë të atillë që çdo element të lidhet dhe të puthitet me tjetrin. “Ndonëse për të dhënë një mendim përfundimtar duhen studime më të thelluara, paraprakisht mund të themi se, si teknikë ndërtimi me elementë qeramike të njëpasnjëshëm, ky objekt është i ngjashëm me atë të ujësjellësve të periudhës romake, por teknologjia e përgatitjes së qyngjeve prej qeramike duket më e vonë dhe paraprakisht mendoj se i përket periudhës së Mesjetës rreth shekullit XVI”, shprehet Çondi. Sipas gojëdhënave të kolonjarëve, ujësjellësi duhet të jetë rreth tre kilometra i gjatë dhe ka shërbyer për të sjellë ujin e Burimit të Kulprit për në fshatin Kolonjë, burim i cili rrjedh edhe sot e kësaj dite, mandej furnizon me ujë tre fshatra Medar, Picard e Kolonjë. Pjesë të thyera qyngjesh janë gjetur edhe herë të tjera në vendin pranë burimit të Kulprit, por edhe në qendër të fshatit pranë furrës në Kolonjë. “Ngjyra e qeramikës së qyngjeve është okër në rozë e qeramikë, ndërsa lidhja mes tyre është realizuar me gëlqere të pastër dhe të një kualiteti të mirë në të gjithë rrethin e bordurës ku bashkohen pjesa e gjerë me atë të ngushtë të qyngjeve”, përfundon Çondi. Zbulimi i këtij objekti të vjetër, sipas arkeologut Çondi, ka rëndësi për të plotësuar studimet historike për rajonin e Kurveleshit. Sipas studentes Ridvana Mele, familja e saj ka menduar që t’i kërkojë institucioneve të monumenteve të kulturës që të realizojnë një projekt restaurimi të një pjesë të këtij ujësjellësi që edhe pse ai ndodhet në oborrin e shtëpisë, të jetë gjithmonë i hapur për vizitorët që dëshirojnë ta vizitojnë në çdo kohë.
T. Skuqi