Një ton marihuanë nga Lazarati kapet në Greqi

Një sasi prej një ton marihuanë është gjetur dhe sekuestruar dje nga policia e shtetit helen në një plazh në afërsi të Patrës.
Autoritetet greke kanë dyshime e tyre se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, transmeton oranews. Ata kanë deklaruar se kjo sasi e madhe lënde narkotike e ndarë në 50 çanta është nxjerrë nga deti paraditen e sotme dhe ka dyshime se ka qëndruar për disa orë në ujë.
Sipas autoriteteve të shtetit fqinj droga mund të jetë transportuar në afërsi të Patras përmes ndonjë anije apo motoskafi.
Ndërkaq disa metra më tutje është gjetur edhe një autoveturë, e cila dyshohet se do të transportonte lëndën narkotike. Droga dyshohet se është transportuar me skaf nga Shqipëria me itinerarin Korfuz- Patra Kilini.
Sipas policisë greke, trafikantet shqiptare kanë filluar të përdorin rrugën detare për dërgimin e lëndeve narkotike drejt shtetit helen për shkak të kontrolleve të shpeshta të policisë kufitare greke në akset rrugore që lidhin Shqipërinë me Greqinë./Indeksonline/